Balkan Journal of Interdisciplinary Research

Publisher:
International Institute For Private Commercial And Competition Law (IIPCCL)
Publication date:
2020-09-18
ISBN:
2410-759X

Latest documents

  • La communication au public de l'oeuvre audiovisuelle

    Le but de cet article est de décrire, du point de vue juridique, la communication de l'oeuvre audiovisuelle, selon le droit albanais, en ajoutant des éléments de comparaison avec le droit français. Le terme « communication publique » a été intégré massivement dans le lexique juridique quotidien du droit d'auteur avec l'avènement de la Directive 2001/291. Mais c'est surtout la jurisprudence de la Cour de Justice de l'UE qui a finalement donné l'importance que le terme « communication publique de l’oeuvre » connait aujourd'hui, en lui précisant sa portée et les critères relatifs à son identification2. L'objet de cet article est une présentation non exhaustive des problématiques liées à la communication des oeuvres audiovisuelles, leur mise à disposition du public, leur exploitation et utilisation par des tiers. Dans cet article seront abordés les aspects juridiques de la communication de l'oeuvre audiovisuelle au public, tels que la divulgation et publication de l'oeuvre, son exploitation, ainsi que son utilisation par des tiers. Les sources normatives applicables sont les directives de l'Union européenne, la loi sur le droit d'auteur et les dispositions du Code français de la Propriété Intellectuelle, afin d'avoir une vue comparative sur le sujet traité.

  • The impact of the environmental factors to the growth of small businesses - The case of Kosovo
  • Kointegrimi mes Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shkallës së papunësisë si dhe vlefshmëria e Ligjit të Okun-it në ekonominë shqiptare: Analizë empirike me të dhëna për periudhën kohore 1991-2019
  • Burokracia dhe demokracia: marrëdhënia që ndikon në administrimin publik
  • Aktorët e së drejtës ndërkombëtare tregtare

    Punimi u përqëndrua në përshkrimin e aktorëve, statusin e tyre juridik dhe detyrimet ndaj shtetit dhe organizatave ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha në mënyrën se si këta aktorë ndërveprojmë dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Për realizimin e këtij punimi u përdor metodologjia cilësore, analitike. Punimi trajtoi disa çështje kryesore, së pari trajtoi shkurtimisht historikun e të drejtës ndëkombëtare tregëtare, cilat janë institucionet kryesore udhëheqeëse, burimet e të drejtës ndërkombëtare tregtare si dhe aktorët kryesorë. Punimi po ashtu trajtoi përciptazi edhe modernizmin dhe harmonizimin e ligjit ndërkombëtar tregëtar i cili është një proces i vazhdueshëm dhe i nevojshëm. Pika kryesore e punimit ishte diskutimi dhe analiza lidhur me ndërlidhjen e aktorëve në të drejtën ndërkombëtare tregtare, e cila siç përmendëm edhe më sipër, mund të konsiderohet si një sistem shumë-aktorësh, në kuptimin që prodhohet nga aktorë të ndryshëm, në nivele të ndryshme të qeverisjes, dhe në forma të ndryshme. Pjesa e fundit e punimit trajtoi përfundimet kryesore të punimit, i cili doli në konkluzionin se kur bëhet fj alë për aktorët kryesorë të së drejtës ndërkombëtare tregtare të cilët janë ata privatë dhe publike, ndërlidhja e tyre mund të identifikohet si një tendencë e mbështetjes për rregullim në të drejtën tregtare ndërkombëtare për aktorët privatë dhe shikimi i rolit të aktorëve publik thjesht në korrigjimin e ndikimit negativ të marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare në tregje. Fjale Kyce: E drejta, BE, Marredhenie tregtare.

  • Përgjegjësia Deliktore në Sport: Aspekt Krahasues mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës

    E drejta sportive dhe përgjegjësia deliktore? Çka i bashkon këto dy fusha dhe ku ngërthehen mes vete? E drejta e një personi për të ushtruar hobin e tij /saj apo thjeshtë për të përcjellur një ngjarje sportive a duhet të ketë limite dhe nëse po, deri ku shkojnë këto limite? A shkakton përgjegjësi deliktore mospërmbajtja e rregullave gjatë ushtrimit të sportit apo përcjelljes së saj, dhe mbi të gjitha cilat janë këto rregulla? Ky punim synon të i përgjigjet këtyre pyetjeve duke bërë krahasimin mes përgjegjësisë deliktore të sportit në të drejtën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Për të kuptuar më mirë këtë institut të së drejtës, do të analizohet normatizimi i kësaj përgjegjësie në të dy shtetet dhe praktikimi i saj. Fjalët kyce: Përgjegjësia deliktore, dëmi, veprimtaria e rrezikshme dhe dëmshpërblimi.

  • Qëndrimi i Mehdi Frashërit ndaj politikës italiane në Shqipëri
  • Provokimi si një veprim që simulon një krim dhe vlerat e provave të përfituara në raste të tilla

    Parashikimi i veprimeve simuluese në legjislacionin tonë solli rritjen e efektivitetit të luft ës kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht u shoqërua dhe me efekte negative, pasi në praktikë ka pasur raste që blerësi i simuluar të ketë tejkaluar kërkesat e parashikuara nga ligji. Institucionet shtetrore janë garant i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe nuk u lejohet të provokojnë krime që objektivisht nuk do të ishin kryer pa ndërhyrjen e tyre. Detyrë e tyre është goditja dhe parandalimi i krimit dhe jo krij imi i situatës dhe lehtësimi i kushteve për të kryer krim. Kodi i Procëdurës Penale i ka lënë hapësirë të lirë individit për të investiguar një fakt kriminal të kryer nga ana e një individi tjetër, qoft ë edhe duke e provokuar këtë të fundit të kryejë një krim. Pikërisht punimi fokusohet në trajtimin e konceptit juridik të veprimeve provokuese. Ato konsiderohet aktiviteti i cili ushtrohet nga ana e agjentit të policisë me qëllim zbulimin e autorëve të mundshëm të një krimi, por duke i nxitur dhe shtyrë ata të kryejnë veprime kriminale, të cilat nuk do t’i kishin kryer në qoft ëse nuk do të kishte qenë vendosmëria dhe nxitja e agjentit për t’i kryer ato. Në punim i jepet përgjigje çështjeve të tilla nëse prova e siguruar nëpërmjet provokimit të veprimeve simuluese a ka vlerë ligjore dhe nëse oficeri apo agjenti i policisë ka përgjegjësi penale në raste të tilla? Një çështje e rëndësishme që analizohet në këtë punim është fakti kur provokimi kryhet nga shtetas dhe si do veprohet në këtë rast, pra “a mund të përdoret prova që buron nga simulimi i një vepre penale nga ana e shtetasve, edhe kur rasti është provokuar prej tij ? Fjalët kyçe: Veprimet simuluese, provokimi, veprimet provokuese, veprimet që simulojnë një krim, etj..

  • Roli i programeve të BE-së në edukimin dhe kërkimin shkencor në Ballkanin Perëndimor; Rasti i Erasmus + dhe Horizon 2020
  • Empirical review of the relationship between performance and cash flows - Case of Albania

Featured documents

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT