Acquis communautaire - Referencë për integrimin europian

AuthorMerisë Rukaj
Pages254-259
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
254
Acquis communautaire – Referencë për integrimin europian
Merisë Rukaj
Abstrakt
I zyrtarizuar nga Traktati mbi Bashkimin Europian, acquis communautaire u shndërrua në
një referencë për integrimin në Bashkimin Europian. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë
se acquis-ja iu imponohet shteteve anëtare dhe bëhet e detyrueshme për t’u adoptuar
edhe nga shtetet kandidate për aderim në BE. Padiskutim që acquis communautaire paraqet
një rëndësi të veçantë në kuadrin e BE-së dhe për të kuptuar thelbin e tij, ky studim do
fokusohet në analizën e nocionit të acquis communautaire duke marrë si referencë një
deklaratë të Komisionit Europian, me 5 shtator 2001, i cili e cilësoi acquis-në si themelin e
së drejtës dhe të integrimit europian. (Communication «Simplifier et améliorer
l’environnement réglementairee » du 5 décembre 2001 COM 2001 726) dhe të përafrimit
të legjislacionit kombëtar me acquis-në , si kriter kyç për anëtarësimin në BE.
Fjalë kyçe : Acquis communautaire, Integrimi europian, Përafrimi i legjislacionit.
Hyrje
Termi acquis communautaire është bërë pjesë e praktikës së institucioneve europiane
përpara se të zyrtarizohej nga Traktati i Maastricht-it. Ky nocion, praktikisht është
shfaqur në kontekstin e pranimeve të para në Bashkësinë Europiane. Shtetet që
aspironin për të aderuar në BE duhet të respektonin në tërësi acquis communautaire.
Edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë, në lidhje me këtë çështje, në një ndër vendimet
e saj, vë në dukje një ndër parimet themelore të BE-së : pranimi i acquis communautaire
nga shtetet kandidate për aderim. (Arrêt de la Cour (sixième chambre) du 2 octobre
1997. - Stephen Austin Saldanha et MTS Securities Corporation contre Hiross
Holding AG. - Demande de décision préjudicielle: Oberster Gerichtshof -
Autriche. - Egalité de traitement - Discrimination en raison de la nationalité -
Double nationalité - Domaine d’application du traité - Cautio judicatum solvi. -
Affaire C-122/96. ).
Në këtë kontekst, vlen të theksohet se për shtetet kandidate adoptimi i acquis-së do
të thotë jo vetëm ta pranosh por edhe të jesh i aftë të sigurosh zbatimin efektiv të
acquis-së me anë të strukturave të përshtatshme administrative dhe gjyqësore.
Me Traktatin e Maastricht-it, nocioni i acquis communautaire u zyrtarizua. Ky nocion
u bë pjesë e së drejtës primare dhe figuron tashmë në tekstin e Traktatit Themelues
të BE-së. (Shih Nenen 2, 3, 43 të Traktatit të Maastricht-it).
Sipas nenit 2 të Traktatit Themelues të BE-së : «Bashkimi i vë vetes si objektiv të
ruajë tërësisht acquis communautaire dhe ta zhvillojë atë, me qëllim që të vlerësojë se
deri në ç’masë politikat dhe format e bashkëpunimit, të krijuara nga ky Traktat,
mund të kenë nevojë të rishikohen në drejtim të garantimit të frytshmërisë se
mekanizmave dhe institucioneve komunitare». Neni 3 i këtij Traktati parashikon
ekzistencën e një kuadri unik institucional i cili garanton koherencë dhe vazhdimësi
në ndjekjen e objektivave të BE-së, gjithmonë duke respektuar dhe zhvilluar acquis-

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT