Administrimi i pasurisë së fëmijës

AuthorAnilda Shestani
Pages231-238
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
231
Administrimi i pasurisë së fëmijës
Phd. Anilda Shestani
Abstrakt
Konceptin e administrimit të pasurisë së fëmijës e gjejmë të parashikuar shprehimisht në Kodin
e Familjes në Republikën e Shqipërisë dhe të lidhur ngushtë me konceptin e përgjegjësisë
prindërore. Përgjegjësia prindërore përfshin tërësinë e të drejtave dhe detyrave që kanë si qëllim
sigurimin e mirëqenies emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur për të, duke
mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin
ligjor dhe administrimin e pasurive të tij. Pra, përgjegjësia prindërore është një tërësi të drejtash
e detyrimesh, një pjesë e të cilave ushtrohen lidhur me pasurinë e fëmijës. Të dy këto koncepte si
përgjegjësia prindërore dhe administrimi i pasurisë së fëmijës të parashikuara shprehimisht në ligj
kanë një lidhje të ndërsjellë ndërmjet tyre. Është e legjitimuar se prindërit e fëmijës kanë të drejtën
e administrimit dhe të përdorimit të pasurisë së fëmijë së tyre. Kuptohet se përveç karakterit
personal dhe afektiv që një marrëdhënie prind-fëmijë mund të këtë në këtë lidhje përfshihen edhe
të drejta dhe detyrime me karakter pasuror. Synimi i këtij punimi është të paraqesë të drejtat dhe
detyrimet e prindërve në lidhje me pasurinë e fëmijës me fokusin e veçantë në administrimin e kësaj
pasurie. Punimi do prezantojë dhe analizojë çështje lidhur me përfaqësimin ligjor e administrimin
e pasurisë së fëmijës; përdorimit të pasurisë së fëmijës si dhe veprimet juridike që përgjithësisht
shoqërojnë administrimin e kësaj pasurie. Gjithashtu punimi do shtjellojë dhe japë përgjigje për
disa pyetje: Çfarë konsiderohet “pasuri” e fëmijës? Në cilat raste prindi ka të drejtë të përdorë
pasurinë e fëmijës dhe në cilat raste nuk kanë të drejtë? Së fundmi, punimi përmes analizimit
të çështjeve të përmendura më lart do të sjellë gjithashtu edhe praktikën gjyqësore në lidhje me
administrimin e pasurisë së fëmijës në Shqipëri.
Keywords: Administration, parental responsibility, asset, child, legal representation.
Hyrje
Çështja e administrimit të pasurisë së fëmijës është një çështje sa aktuale po aq dhe e
ndjeshme. Në kushtet aktuale, kur sistemi ekonomik bazohet në pronën private e publike
dhe gjithashtu në lirinë e veprimtarisë ekonomike, administrimi i pasurisë së fëmijës ka
një peshë të rëndësishme. Administrimi i pasurisë së fëmijës konsiderohet si instrumenti
më i rëndësishëm ligjor në mbrojtje të interesave pasurore të fëmijës (Omari, 2012, 413).
Kodi i ri i Familjes e trajton çështjen e administrimit të pasurisë së fëmijës të lidhur
ngushtë me përgjegjësinë prindërore. Ai i jep një rëndësi të veçantë kësaj marrëdhënie
prind-fëmijë duke theksuar detyrimet dhe përgjegjësitë që lindin nga kjo marrëdhënie.
“Përgjegjësia prindërore përfshin tërësinë e të drejtave dhe detyrave që kanë për qëllim
të sigurojnë mirëqenien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur
për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin,
arsimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të tij “ (Kodi i Familjes, 2012,
73). Kjo dispozitë tregon qartë që përgjegjësia prindërore përfshin të drejta e detyrime,

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT