Administrimi i pasurisë së personit të shpallur të zhdukur

AuthorValbona Alikaj
Pages445-453
445
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Administrimi i pasurisë së personit të shpallur të zhdukur
Valbona Alikaj
Abstrakt
Administrimi i pasurisë është një nga veprimtaritë juridike më të rëndësishme që mund
të kryejë një person. Ligjërisht parashikohen kushte të posacme që duhet të përmbushen
për realizimin e administrimit të pasurisë, qoftë ky një administrim i zakonshëm apo i
jashtëzakonshëm. Pikërisht për këtë fakt jo të gjithë përsonat mund ta kryejnë vetë
administrimin e pasurisë, ndaj ligji parashikon mundësinë e caktimit të përfaqësuesve
apo kujdestarëvë.
Rasti i shpalljës së zhdukur të përsonit lidhet më mungësën e përsonit jo vëtëm nga
pikëpamja fizikë, por edhe me pamundësinë reale për të administruar pasurinë e tij.
Administrimi i pasurisë së tij është i nevojshëm, jo vëtëm për këtë person, por për të
rregulluar marrëdhëniet pasurore të tij me të trëtët, duke qënë se shpallja e përsonit të
zhdukur është një situatë e prezumuar dhe që zgjat sipas një afati kohor ligjor relativisht
të gjatë.
Ky punim ka për qëllim të trajtojë administrimin e pasurisë së një përsoni të shpallur të
zhdukur, nëpërmjet përcaktimit gjyqësor të përsonit përgjegjës, kompetencavë të tij dhe
mënyrës se si realizohet ky administrim. Me rëndësi do të jetë edhe trajtimi i kontrollit
te veprimtarisë së përfaqësuësit, me qëllim që kjo vëprimtari të kryhet në mirëbësim dhe
pa i shkaktuar dëme përsonit të zhdukur apo personave të trëtë.
Nëpërmjet analizës krahasuese, punimi do të theksoj diferencat në parashikimet ligjore
të disa legjislacioneve evropianë në lidhjë me administrimin e pasurisë së përsonit të
zhdukur.
Fjale kyçe: administrim i pasurisë, person i shpallur i zhdukur, mirëbesim, kujdëstar,
legjislacion.
Hyrje
Shoqëria dita ditës pëson ndryshime në aspektin social ekonomik dhe atë shoqëror,
të cilat kanë të nevojshme rregullimin juridik, kontrollin dhe mbrojtjen e tyre nga
shteti. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si akti më i lartë juridik, i garanton
personave mbrojtje të të drejtave dhe lirive.
Instituti i shpalljes së personit të zhdukur dhe shpalljes së personit të vdekur ka si
qëllim mbrojtjen e të drejtave pasurore dhe të drejtat personale jo paurore të personit
të shpallur të zhdukur apo të shpallur të vdekur dhe të drejtat e personave të tretë
të cilët janë në marredhënie juridike me të.
Në praktikë, në shumë raste kur janë krijuar situata të pasigurta në marredhëniet
juridiko- civile ka qëne e nevojshme ti drejtohen institutit të shpalljes së zhdukur
apo të vdekur. Duke u mbështetur në rregullat e këtij institutit, personat e interesuar
mund tu drejtohen organeve përkatëse për të shmangur pasiguritë dhe pasojat
negative të krijuar në marrëdhëniet juridike- civile ndërmjet tyre dhe personit të
shpallur të zhdukur.
Efektet juridike, të cilat lindin si pasojë e shpalljes së personit të zhdukur apo të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT