Aktiviteti ludik në gjuhën e huaj në universitetin «Ismail Qemali»

AuthorAdriana Gjika - Silvana Hazizaj Nikaj
PositionUniversiteti « Ismail Qemali » Vlore, Departamenti i Gjuhëve të Huaja - Drejtoreshë e shkollës « 4 heronjtë », Vlorë
Pages54-59
54
Vol. 5 No.2
September, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Aktiviteti ludik në gjuhën e huaj në universitetin «Ismail Qemali»
Msc. Adriana Gjika
Universiteti « Ismail Qemali » Vlore
Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Bashkautore Msc. Silvana Hazizaj Nikaj
Drejtoreshë e shkollës « 4 heronjtë », Vlorë
Hyrje
Si mësimdhënës të gjuhës së huaj, në rastin tonë të gjuhës frënge dhe angleze, ne
jemi gjithmonë në kërkim të mjeteve didaktike interesante, bashkëkohore, tërheqëse
dhe motivuese për studentët tanë. Duke qenë se kapaciteti efektiv i përqëndrimit të
studentëve tanë adultë është mesatarisht 30 min për orë mësimore, na duhet të gjejmë
përherë një mënyrë apo mjet didaktik që të stimulojë përqëndrimin e tyre. Pikërisht
për këtë gjë loja dhe aktiviteti ludik përbëjnë një mjet të shkëlqyer pedagogjik pasi
ata i lejojnë studentit të evoluojë në procesin e të nxënit dhe të shprehë gjithë gamën
e kapaciteteve të t .
Objektivi i punimit tonë është të prezantojë aktivitetet ludike në një seancë të Gjuhës
së Huaj Frënge me studentët e universitetit tonë « Ismail Qemali » Vlorë, dhe meqë
rezultatet dalin pozitive, ne dëshirojmë që këtë eksperiencë ta përhapim te kolegët
tanë, e përse jo dhe më gjerë.
Në artikullin tonë, llimisht, bazuar në studimet teorike mbi këtë temë, ne
përku zojmë lojën dhe aktivitetin ludik, tregojmë avantazhet dhe ndonjë të metë të
kët suporti. V ojmë me rezultatet e eksperimentit që bëmë me studentët tanë dhe së
fundmi i japim përgjigje pyetjes : a mund të përbëjë loja dhe aktiviteti ludik një mjet
apo suport pedagogjik më vete në orën e gjuhës së huaj me studentë të universitetit?
Çfarë është loja dhe aktiviteti ludik?
Gjatë viteve 1970, në kuadrin e didaktikës së gjuhëve të huaja, kemi dëgjuar të itet
për të famshmen « metodë komunikative » dhe për përqëndrimin e orës së mësimit te
studenti ; pikërisht, në këtë kohë llojnë dhe tentativat e para të futjes së lojës si mjet
didaktik më vete në orën e mësimit të gjuhës frënge.
Sipas le Petit Robert,
« le jeu est une activité physique ou mentale purement gratuite qui n’a, dans la conscience de
la personne qui s’y livre, d’autre but que le plaisir qu’elle procure”. (p 1225 ; Montreal,1993)
Edhe në shumicën e alorëve të gjuhës loja përku zohet si një aktivitet zik ose
mendor, jo i detyruar, tërësisht falas, përgjithësisht i themeluar mbi bindjen ose
ksionin, ku personi që merr pjesë, ka për qëllim të vetëm kënaqësinë, zbavitjen. Mes
karakteristikave të lojës, mund të veçojmë atë të kënaqësisë dhe faktit që është falas,
çka e bën këtë aktivitet të jetë larg detyrimeve të jetës shoqërore. Si argëtim e zbavitje
që është, ajo i kundërvihet detyrimit.
Duke qenë e tillë loja, pedagogjia nëpërmjet saj i mundëson mësimdhënësit të vendosë
studentin në një situatë të sigurt falë forcës dhe magjisë së lojës. Studenti është i çliruar

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT