Aktorët e së drejtës ndërkombëtare tregtare

AuthorMikena Karati
PositionTirana Business University
Pages113-120
113
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.2
September, 2020
Aktorët e së drejtës ndërkombëtare tregtare
Mikena Karati
Tirana Business University
Abstrakt
Punimi u përqëndrua në përshkrimin e aktorëve, statusin e tyre juridik dhe detyrimet ndaj
shtetit dhe organizatave ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha në mënyrën se si këta aktorë
ndërveprojmë dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Për realizimin e kët punimi u përdor
metodologjia cilësore, analitike. Punimi trajtoi disa çështje kryesore, së pari trajtoi shkurtimisht
historikun e të drejtës ndëkombëtare tregëtare, cilat janë institucionet kryesore udhëheqeëse,
burimet e të drejtës ndërkombëtare tregtare si dhe aktorët kryesorë. Punimi po ashtu trajtoi
përciptazi edhe modernizmin dhe harmonizimin e ligjit ndërkombëtar tregëtar i cili është një
proces i vazhdueshëm dhe i nevojshëm. Pika kryesore e punimit ishte diskutimi dhe analiza
lidhur me ndërlidhjen e aktorëve në të drejtën ndërkombëtare tregtare, e cila siç përmendëm
edhe më sipër, mund të konsiderohet si një sistem shumë-aktorësh, në kuptimin që prodhohet
nga aktorë të ndryshëm, në nivele të ndryshme të qeverisjes, dhe në forma të ndryshme. Pjesa
e fundit e punimit trajtoi përfundimet kryesore të punimit, i cili doli në konkluzionin se kur
bëhet alë për aktorët kryesorë të së drejtës ndërkombëtare tregtare të cilët janë ata privatë dhe
publike, ndërlidhja e tyre mund të identi kohet si një tendencë e mbështetjes për rregullim
në të drejtën tregtare ndërkombëtare për aktorët privatë dhe shikimi i rolit të aktorëve publik
thjesht në korrigjimin e ndikimit negativ të marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare në tregje.
Fjale Kyce: E drejta, BE, Marredhenie tregtare.
Hyrje
E drejta tregtare ndërkombëtare mund të përku zohet si studimi i rregullave që
zbatohen për operatorët dhe operimet në tregtinë ndërkombëtare. Ndër faktorët
kryesorë të formësimit të së drejtës ndërkombëtare tregtare kanë qenë pikërisht rritja
e jashtëzakonshme e kompanive shumëkombëshe dhe rrjeteve ndërkombëtare të
prodhimit, teknologjia e re, ndryshimet në natyrën dhe formën e punës dhe ngritja e
aktorëve të rinj në skenën ndërkombëtare. Paralel me këto ndryshime dhe trasformime
ndërkombëtare erdhën si pasojë dhe ndryshime të shumta ligjore, si në shkallë
ndërkombëtare ashtu edhe brenda vendeve. Në fakt, vitet e para të shekullit të 21-të
dëshmojnë një larmi marramendëse të formave dhe regjimeve të reja juridike, të cilat
nganjëherë ndryshojnë ndjeshëm nga natyra, përmbajtja, shkalla dhe funksionimi
nga sistemi i qeverisjes.
E drejta tregtare përbën shtyllën kurrizore të veprimtarisë ekonomike dhe si e tillë
është emërtuar ‘motori i tregtisë’. Në këtë kontribut, ne zhvillojmë një qasje ndaj
rregullimit të dëshirueshëm të transaksioneve tregtare në kuptimin e tregtisë së
mallrave dhe shërbimeve. Duke vepruar kështu, ne do të trajtojmë dy pyetje kryesore.
Së pari, cilat janë kriteret normative për të vendosur për hartimin e duhur të ligjit të
kontratave tregtare? Së dyti, në dritën e këtyre kritereve, ne kërkojmë të zhvillojmë
një përgjigje për pyetjet se kush duhet të përcaktojë rregullat në të drejtën tregtare,

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT