Analiza e rrjetit të vendbanimeve të Komunës së Suharekës në Kosovë

AuthorIdeal Kabashi
PositionGjimnazi 'Jeta e Re', Suharekë ? Kosovë
Pages26-41
26
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Analiza e rrjetit të vendbanimeve të Komunës së Suharekës në Kosovë
MSc. Ideal Kabashi
Gjimnazi “Jeta e Re”, Suharekë – Kosovë
Abstrakt
Organizimi hapësinor dhe funksional i vendbanimeve paraqet një proces shumë
të rëndësishëm, për zhvillimin socio-ekonomik, duke ndikuar në formën e jetës së
banorëve të një hapësire. Përmes kët punimi pretendohet të bëhet një pasqyrim
më i qartë dhe një analizë sipërfaqësore, e rrjetit të vendbanimeve për hapësirën e
Komunës së Suharekës në Kosovë.
Studimi do të bazohet në analizën demogra ke të vendbanimeve, shpërndarjen
hapësinore, dendësinë e vendbanimeve, distancën ndërmjet tyre, strukturën e
vendbanimeve sipas madhësisë dhe tipizimin e tyre sipas funksioneve.
Duke u bazuar në këto analiza, punimi ynë synon të identi koj të metat në organizimin
hapësinor dhe funksional të vendbanimeve dhe duke propozuar ndryshime eventuale
të arrihen shërbime dhe oferta më të mira për qytetarët.
Fjalët kyçe: rrjeti i vendbanimeve, urbanizimi, vendbanime rurale, shpërndarje
hapësinore.
Karakteristikat e përgjithshme të popullimit
Evoluimi i numrit të popullsisë në këtë komunë është determinuar nga shumë
faktorë, si zhvillimet historike, kushtet ekonomike e sociale, ato shëndetësore e
higjienike, që kanë shkaktuar mortalitet të lartë gjatë gjithë zhvillimit historik, por
kur kemi parasysh se edhe shkalla e natalitetit ka qenë e lartë, shtimi natyror për një
periudhë të gjatë ka qenë me intenzitet shumë të vogël të rritjes. Sidomos pas lu ës
së dytë botërore, kur si rezultat i zhvillimit të industrisë dhe zhvillimit ekonomik në
përgjithsi mortaliteti llon të bie dukshëm dhe popullsia llon një rritje me intensitet
të lartë.
Tabela nr. 1. Paraqitja e numrit të popullsisë 1953/91 në komunën e Suharekës1.
Viti i regji-
strimit 1953 1961 1971 1981 1991
Shqiptar 25492 30257 41397 55640 -
Minoritete 4057 4398 3856 3794 3308
gjithsejt 29549 34655 45253 59343 -
Burimi: J. Osmani
Të dhënat nga (tabela nr. 1.) tregojnë qartë lëvizjen e numrit të popullsisë në këtë
komunë gjatë viteve, sipas regjistrimeve të popullsisë të organizuara atë kohë nga
Jugosllavia. Vërehet që numri i popullatës shqiptare është shtuar dukshëm në
krahasim me popullsinë minoritare.
Sot për komunën e Suharekës ka të dhëna të ndryshme mbi numrin e popullsisë, që
na japin autorë e publikime të ndryshme. Në Komunën e Suharekës jetojnë 81311
banorë në 11024 familje, në 41 vendbanime, ku vetëm në qytetin e Suharekës jetojnë
1 J. Osmani, Vendbanimet e Kosoves, IV, Theranda (Suhareka), fq. (48-49), 2008, Prishtinë.
27
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
15000 banorë2.
Ne vitin 2011 në komunën e Suharekës jetojnë 88126 banorë, në 43 vendbanime,
ku vetëm qyteti ka 138853. Mbi 99.5% janë popullsi shqiptare. Por sipas atlasit të
regjistrimit të popullsisë të agjensisë së statistikave të Kosovës, Suhareka ka 59722
banorë resident, të cilët jetojnë në 41 vendbanime, me dendësi mesatare prej 165.4
banorë/km², ku shumica dërmuese i takojnë zonave rurale dhe vetëm 10 m ë banorë
jetojnë në qytezën e Suharekës.
Tabela nr. 2. Paraqitja e të dhënave demogra ke 2011, në komunën e Suharekës.
Komuna Banorë Sip. në
km²
Dendë-
sia Pop.urbane Pop.rurale Nr. i vendba-
nim
Suharekë 59722 361 165,4 10422 49300 41
Burimi: ASK, Atlasi i regjistrimit të popullsisë 2011.
Nëse analizojmë lëvizjen e popullsisë gjatë periudhës nga viti 1953 deri në vitin 1981
vërehet shtim shumë i madh i popullsisë, por pastaj nga viti 1981 deri me 2011 vërehet
kjart stagnimi i shtimit të numrit të përgjithshëm të popullsisë, prej regjistrimit të vitit
1981 kur komuna numronte 59343 dhe me regjistrimin e fundit ku numri doli te jetë
59722, që shihet edhe në gra kun.1., dhe ky stagnim u shkaktua jo vetëm si rezultat
i zvoglimit të shtimit natyror, por më shumë si rezultat i migrimeve të një numri
shumë të madh të popullsisë jasht vendit, për gjatë gjithë periudhës së viteve 90-ta,
emigrim i cila ka vazhduar edhe pas lu ës së fundit, dhe po vazhdon sot e tutje.
g
ppj
Gra ku 1. Paraqitja e numrit të popullsisë 1953/2011 në komunën e Suharekës.
Burimi: J. Osmani dhe ASK.
Sa i përket shkallës së arsimimit kjo komunë është në nivel pak më të mirë se shumica
e komunave të Kosovës. Prej popullsisë mbi 15 vjeq rreth 5% është me arsim superior,
ndërsa rreth 23% me arsim të mesëm, një përqindje e vogël sidomos tek popullsia mbi
65 vjeç e kryesisht e gjinisë femërore na paraqitet edhe analfabetizmi4.
Një numër i madh i popullsisë i takon strukturës ekonomike paraakive si rezultat
që dominon popullata e moshës së re. Popullsia ekonomikisht aktive e moshës mbi
15 deri në 60/65 vjeç, është kryesisht e ngarkuar, por një numër mja i madhë i kësaj
popullate jeton dhe punon në vendet e Evropës. Popullsia e moshës mbi 60/65 vjeç,
që i takon strukturës postaktive paraqet përqindjen më të vogël.
Popullsia e Komunës së Suharekës është ndër të parat në Kosovë, e cila si për shkaqe
2 ESK, regjistrimi i popullsise ekonomive familjare dhe banesave, 2011.
3 ASK, atlasi i regjistrimit të popullsisë Kosovë, Prishtinë, 2013.
4 J. Osmani, Vendbanimet e Kosoves, IV, Theranda (Suhareka), fq. (50-51), Prishtinë, 2008.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT