Analiza SWOT për zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

AuthorEnkela Caca - Ioannis Th. Mazis - Antoneta Polo
PositionUniversity 'Eqrem Cabej', Gjirokastër - National Kapodistrian University of Athens - University 'Eqrem Cabej',Gjirokastër
Pages580-588
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
580
Analiza SWOT për zhvillimin e Turizmit në Shqipëri
Enkela Caca
University “Eqrem Cabej”, Gjirokastër
Ioannis . Mazis
National Kapodistrian University of Athens
Antoneta Polo
University “Eqrem Cabej”,Gjirokastër
Abstrakt
Turizmi është konsideruar si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen
ekonomike të një vendi. Shqipëria ka potencialin e duhur për zhvillimin e këtij sektori, në të
gjithë llojin e tij, si Turizmin bregdetar, malor, kulturor, historik, kurativ, etj. Qëllimi kryesor i
këtij punimi, është prezantimi i një pamjeje të përgjithshme të situatës së zhvillimit të Turizmit në
Shqipëri, përgjatë viteve të fundit, duke ofruar të dhëna statistikore që e vlerësojnë këtë zhvillim.
Analiza SWOT, e pikave të forta dhe të dobta me të cilat zhvillimi i Turizmit në Shqipëri paraqitet,
është gjitashtu pjesë e analizës sonë në këtë punim. Metodologjia që kemi përdorur në realizimin
e këtij punimi, bazohet në të dhëna sekondare të ofruara nga burime të ndryshme informacioni
sidomos, burimet zyrtare të INSTAT dhe WTTC. Treguesit statistikorë të paraqitur në punim,
japin një ide të qartë të rrugës që ka bërë sektori i Turizmit në Shqipëri gjatë këtyre viteve. Analiza
e faktorëve që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht në sektorin e Turizmit për vendin tonë, ka
rëndësi për të nxjerrë konkluzionet e duhura dhe rekomandimet për të ardhmen.
Hyrje
Turizmi sot paraqet një aktivitet biznesi që përbën një nga degët më me rëndësi
ekonomike. Ky aktivitet privat u siguron vendeve në të cilat është i zhvilluar një
mundësi punësimi dhe të ardhurash të larta, në krahasim me vendet e tjera. Ashtu
sikurse shumë vende të Rajonit të cilat e kanë të zhvilluar sektorin e Turizmit,
edhe në Shqipëri vitet e fundit është venë re një një interes i vazhdueshëm për
zhvillimin e Turizmit, si Turizmin bregdetar, malor, kulturor, historik, kurativ,
etj. Duke qenë një vend me ekonomi në zhvillim, sektori i Turizmit është parë si
një nga aktivitetet kryesore për të siguruar vende të lira pune, të ardhura më të
mëdha, që do çonin më tej në rritjen e mirëqënies së popullsisë, dhe në zhvillimin
ekonomik të vendit në tërësi.
Gjatë periudhës së tranzicionit, u krijuan kushte të reja për zhvillimin e Turizmit si
pasojë e kalimit të ekonomisë nga ajo e centralizuar në ekonomi tregu, duke krijuar
mundësinë për nxitjen dhe zhvillimin e sektorit privat, rigjallërimi i sektorëve të
tjerë të ekonomisë të afërt me Turizmin, marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT