Ankimi Administrativ ndaj atij Gjyqësor , ankimi ndaj vendimeve të Inspektorateve Vendore të Mbrotjes së Territorit ( IVMT)

AuthorArnaldo Biçoku - Romina ?ela
PositionUniversity of Elbasan
Pages206-211
206
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Ankimi Administrativ ndaj at Gjyqësor , ankimi ndaj vendimeve të
Inspektorateve Vendore të Mbrotjes së Territorit ( IVMT)
MSc. Arnaldo Biçoku
University of Elbasan
MSc. Romina Ҫela
University of Elbasan
Abstrakt
Me hyrjen në fuqi të ligjit për gjykatat administrative dhe të Kodit të Proçedurave administrative
lloi dhe funksionimi i gjykatave administrative për shqyrtimin e çështjeve të cilat do të ishin
në kompetencën e kësaj gjykate . Konkretisht gjykata administrative ka lluar punën e saj
me 4 nentor 2013 dhe të gjitha mosmarrëveshtjet të cilat do të lindin mbas kësaj date do te
shqyrtoheshin pranë kësaj gjykate dhe jo pranë seksioneve të cilat kishin funksionuar deri para
kësaj kohe pranë gjykatave civile. Qëllimi i ket studimi i shprehur edhe në titullin më sipër
është të evidentojë raportin që ekziston ndërmjet ankimit administrativ dhe at gjyqësor pasi jo
të gjitha çështjet me natyre administrative janë të njëjta dhe për secilën prej tyre duhet të ndiqet
një rrugë e veçantë për zgjidhjen e çështjes përkatëse. Ka disa çështje për të cilat palët ankuese
kanë detyrimin për të ndjekur rrugen administrative dhe pas ezaurimit të kësaj rruge mund ti
drejtohen gjykatës siç ka edhe disa çështje për të cilat palët nuk e kanë detyrimin për të ezauruar
më parë rrugen administrative por mund ti drejtohen drejtpërdrejt gjykatës. Mosaplikimi jo
në mënyrë të drejtë i kët rregulli nga ana e palëve ankuese sjell pasoja si për palët ankuese
ashtu edhe për palët e tjera të cilëve i drejtohet ankesa. Prandaj për të ilustruar këtë raport do të
trajtojmë një nga rastet ku shihet ky raport siç janë ankimet kundër vendimeve te Inspektoratit
Vendor të Mbrotjes së Territorit vendosur pranë institucioneve të Bashkisë përkatëse.
Fjalët kyce: ankim administrative, ankim gjyqësor, gjykatë administrative, gjykatë civile,
IVMT pranë institucioneve të Bashkisë përkatëse.
Data 04.11.2013 është data në të cilën është nxjerrë Dekreti i Presidentit të Republikës
së Shqipërise, dekret i bazuar në nenin 70 pika 5 të ligjit 49 datë 03.05.2012 2012
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative”, datë në të cilën kanë lluar realisht që të ushtrojnë
funksionin e tyre gjykatat administrative. Në vendimin unikues administrativ nr 3
datë 06.12.2013 përcaktohet se : Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata
e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të kruara
me Ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave
administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente
për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të kët ligji përbëjnë
mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit.
Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi
ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e
shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në
këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT