Aplikimi i shërbimeve digjitale e-student dhe e-profesor në ngritjen e cilësise së arsimit në institucionet akademike

AuthorKrenar Këpuska - Blerta Prevalla
Pages325-330
325
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Aplikimi i shërbimeve digjitale e-student dhe e-profesor në ngritjen e
cilësise së arsimit në institucionet akademike
M.Sc. Eng. Krenar Këpuska
PhD. Cand. Blerta Prevalla
Abstrakt
Projekti bazohet në zbatimin e teknologjisë së informacionit në institucionet akademike.
Synimi kryesor i projektit konsiston në rritjen e cilësisë së arsimit dhe transparencës
përmes trekëndëshit Mësimdhënës-Institucion-Student, duke u bazuar në platformën
digjitale të komunikimit.
Problemet kryesore në institucionet akademike në Kosovë bazohen kryesisht në
interaktivitetin e ulet midis trekendeshit Mësimdhënës-Institucion-Student. Mënyra më
optimale për zgjidhjen e këtyre problemeve është implementimi i portaleve e-student
dhe e-profesor (shërbimi i studentëve dhe shërbimi i profesorëve). Në punim është trajtuar
implementimi i portaleve në njërin nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Projekti ka ndikuar në rritjen e performancës së profesorëve, ka mundësuar pajisjen e
kënaqshme të studentëve me resurse akademike në kohë reale, ka rritur dukshëm
interaktivitetin dhe komunikimin midis trekëndëshit Mësimdhënës-Institucion-Student.
Keywords: Arsimi, Cilësia, Portalet, Digitalizimi.
Hyrje
Aplikimi i teknologjisë së informacionit në procesin e arsimit, mundëson përpunimin
e informacioneve në formën digjitale dhe si rrjedhim sjell ndryshimin e metodave të
përdorura deri më tani, gjegjësisht kalimin nga metodat tradicionale si: vështirësitë
e studentëve gjatë paisjes me resurse akademike, problemet që shfaqen gjatë
monitorimit të punës së studentëve dhe mësimdhënësve, problemet gjatë monitorimit
të cilësisë së syllabuseve dhe aplikimit të tyre sipas kohës së planifikuar, në metodat
më moderne.
Sfidat kryesore në një institucion modern akademik lidhen ngushtë me monitorimin
e bashkëpunimit Mësimdhënës-Student, pranimin e burimeve akademike në kohë
reale nga ana e studentit dhe monitorimin e punës së profesorit nga zyra e kontrollit
të cilësisë.
Ky hulumtim do të bazohet në dy faza: mësimnxënia para aplikimit te platformës
digjitale dhe funksionimi i procesit të mësimnxënies pas aplikimit të kësaj platforme
digjitale.
Mesimnxënia para aplikimit të platformës digjitale e-Student dhe e-Profesor
Gjatë kësaj faze do të analizohet “funksionimi” i komunikimit Mësimdhënës-Student,
Student-Student, Student-Institucion dhe Mësimdhënës-Institucion. Komunikimi
përmes trekëndëshit Mësimdhënës-Institucion-Student ballafaqohej me disa
probleme, të cilat lehtë mund të eliminohen nëse aplikojmë teknologji informative

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT