Arbitrazhi ndërkombëtar

AuthorEndri Papajorgji
PositionZv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Pages73-77
73
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Arbitrazhi ndërkombëtar
Prof. assoc. Dr. PhD (Uni Graz) Endri Papajorgji
Zv. Rektor dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Hyrje
Arbirtrazhi ndërkombëtar ka një rëndësi shumë të madhe në qarkullimin ndërkombëtar
ekonomik. Në rast se në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare ka kontradikta,
procedurat e vështira dhe të gjata gjyqësore kombëtare nuk plotësojnë nevojat e bizneseve
të ndryshme, për zgjidhjen e konfliktit. Në shumë raste ndodh që vendimet e gjykatave
nuk njihen ose janë të zbatueshme në shtetet anëtare të BE-së. Për çështje të tilla
arbirtrazhi ndërkombëtar përcakton një proces, i cili u vjen në ndihmë bizneseve. Ky
proces është i shpejtë, jo burokratik dhe falë marrëveshjeve ndërkombëtare vendimet e
arbirtazhit janë të zbatueshme kudo në botë.
Avantazhet e arbirtrazhit ndërkombëtar qëndrojnë në atë se këto rregulla nuk janë
shtetërore dhe procedura nuk është aq formale sa ajo shtetërore, si dhe procedura është
shumë më e shpejtë sesa procesi gjyqësor. Përveç kësaj, gjykatësit e arbitrazhit janë
eskpertë ekonomist me eksperiencë, njohuritë e mëdha të të cilëve çojnë në një zgjidhje të
drejtë e të shpejtë të çështjes. Shpesh vetë palët, zgjedhin të paktën një pjesë të gjykatësve
të arbitrazhit. Procedurat e arbitrazhit janë shumë më të mbyllura (jo me publik) sesa
proceset gjyqësore dhe kjo u përshtatet shumë bizneseve ndërkombëtare. Në të njëjtën
kohë arbirtrazhi ndërkombëtar është rruga e vetme, për të rregulluar një çështje
ndërkombëtare të së drejtës në formë detyruese në sajë të Konventës së arbitrazhit të
New Yorkut të vitit 1958, vendimet e së cilës janë të zbatueshme në 146 shtete të botës. 1
Sigurisht që procedura e arbitrazhit ka edhe disavantazhe, të cilat janë, së pari kostot
për procedurat e arbitrazhit janë relativisht të larta, së dyti ekziston mundësia e mjeteve
ligjore, që vonojnë zbatimin e vendimeve të arbitrazhit. Një tjetër mangësi është se
vendimet e arbitrazhit janë të detyrueshme për palët pjesëmarrëse, duke e bërë
problematike për të tretët.
Në vazhdim në këtë punim do të përshkruhen elementet më të vështira të arbitrazhit
ndërkombëtar, ashtu sikurse edhe instrumentat më të rëndësishme ndërkombëtare në
këtë fushë.
Fjale kyçe: Arbitrazh, ndërkombëtar, ligj, Shqipëri, Proces.
Hyrje
Kushti i nevojshëm për hyrjen në procedurën e arbitrazhit është klauzola e
arbitrazhit. Kjo përcakton se palët në rast të një çështjeje ligjore nuk janë subjekt i
gjyqësisë së rregullt, por i arbitrazhit. Në rast të një konflikti ekzistues, palët mund
të bien dakord, që ta gjykojnë konfliktin e tyre nëpërmjet arbitrazhit. Në rastin
normal, klauzolat e arbitrazhit janë pjesë e përmbajtjes së kontratës.
Klauzola e arbitrazhit përmban informacione, nëse të gjitha ose vetëm konflikte
ligjore të përcaktuara në të gjykohen në kuadër të arbitrazhit. Ajo përmban
gjithashtu informacione në lidhje me përbërjen e gjykatës së arbitrazhit, ose në
1 http://www.uncitral.org/uncitral/en/uncitral_texts/arbitration/NYConvention_status.html ( 6.1.2016).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT