Aspekti Ligjor i Mbrojtjes së Konsumatorit ne Fushën e Bujqësisë dhe Ushqimit në Shqipëri

AuthorIva Balza
PositionUniversiteti 'Aleksander Xhuvani'; Elbasan
Pages387-394
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
387
Aspekti Ligjor i Mbrojtjes së Konsumatorit ne Fushën e Bujqësisë
dhe Ushqimit në Shqipëri
Iva Balza
Universiteti “Aleksander Xhuvani”; Elbasan
Abstra kt
Artikulli”Mbrojtja e Konsumatorit në Fushën e Bujqësisë dhe Ushqimit në Shqipëri” është
një analizë e përmbledhur mbi situatën administrativo-juridike në Shqipëri për një cështje me
sensitivitet të lartë, sic është ajo e mbrojtjes së konsumatorëve.
Në të do të analizohen organet që mbrojnë të drejtat e konsumatorit, por gjithashtu do të vërehet
sa dhe si janë implementuar direktivat e BE ne legjislacionin vendas.
Fjalë Kyce: Mbrojtje; konsumator; institucione; direktiva; legjislacion.
Qëllimi
Qëllimi i këtij artkulli është të bëjë një vështrim analitik të situatës së institucioneve
shqiptare që kanë kompetencë mbrojtjen e konsumatorit, të gjykojë sa këto struktura
administrativo-organizative jane ecente duke i krahasuar me ato europiane. Me anë të
krahasimit synohet të evidentohen elementët që duhen ndryshuar ose përmirësuar.
Metodologjia
Metoda e përdorur është ajo analitike dhe krahasimore. Artikulli bazohet në tre cështje
kryesore:
Instucionet pëgjegjëse në Shqipëri për mbrojtjen e konsumatorëve në fushën e
bujqësisë dhe ushqimit
Institucionet përgjegjësë të BE për mbrojtjen e konsumatorëve në fushën e bujqësisë
dhe ushqimit
Baza ligjore europiane për mbrojtjen e konsumatorit dhe nevoja për implementimin
e saj ne legjislacionin e brendshëm shqiptar.
Mbrojtja e konsumatorit ne fushën e bujqesise dhe ushqimit, në ditët e sotme janë nga
çështjet më të rëndësishme dhe sensitive, qoë në aspektin juridik, qoë në atë praktik.
Investime të konsiderueshme janë realizuar vitet e fundit në Shqipëri për fuqizimin e
rrjetit të laboratorëve të kontrollit ushqimor, në nivel rajonal e qëndror dhe janë kryer
mja trajnime për personelin teknik që merret me kontrollin veterinar e tosanitar, por
ka ende për të bërë.1
Fuqizimi i konsumatorëve nuk është vetëm një e drejtë, por ka të bëjë me krijimin e një
mjedisi të përgjithshëm që i mundëson atyre të shfrytëzojnë këto të drejta dhe të përtojnë
prej tyre, që do të thotë krijimin e një sistemi në të cilin ata mund të mbështeten dhe që u
garanton sigurinë e
mallrave dhe shërbimeve si dhe mbrojtjen efektive të interesave të tyre ekonomike kur
1Monitorimi i ecjes së Shqipërisë drejt Integrimit Europian, Fondacioni Friedrich-Ebert, Zyra
Tiranë.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT