Bandat muzikore në Shkodër dhe Korçë në dhjetëvjetshin1909-1919

AuthorSokol Saraçi
PositionUniversiteti i Arteve Tiranë
Pages16-26
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
16
Bandat muzikore në Shkodër dhe Korçë në dhjetëvjetshin1909-1919
Sokol Saraçi
Universiteti i Arteve Tiranë
Abstrakt
Artikulli shqyrton situatën muzikore lidhur me ngritjen dhe funksionimin e
formacioneve orkestrale te tiplit të bandës muzikore në qytetin e Shkodrës dhe atë të
Korçës. Një vështrim i shkurtër historik i ngritjes së bandave të para në vitin 1976, 1978
dhe më tutje, posaçërisht pas vitit 1908 i këqyr ato si formacione orketrale të thjeshta,
herë të tipit të fanfarës, të mandolinatës e gjer te përpjekja për orkestër simfonike.
Formacionet orkestrale të tipit të bandës, mandolinatës apo koncertet vokale
instrumentale në periudhën 1909-1919 qenë pjesë e krijimit të gjendjeve optimiste dhe
entuziaste në rastet e festave, ceremonive zyrtare, sociale e fetare, sikurse ato u
shndërruan në premisa pozitive për zhvillimin e muzikës shqiptare në forma më të
përpunuara e të kultivuara, si dhe për përmirësimin e cilësinë së jetës, rritjen e kulturës
dhe shijeve artistike, argëtimin dhe qytetërimin e shoqërisë të mbetur në prapambetje
nga rrethanat e pushtimit. Me repertorin e tyre ato bënë të njohura këngët patriotike e
popullore shqiptare.
Fjalë kyçe: Muzikë, orkestër, shoqëri, art, bandë.
Hyrje
Me shpalljen e Hyrietit (Kushtetura e re e Xhonturqve) në vitin 1908 e në vijim në
Shqipëri u shënuan përpjekje të mëdha nga elita intelektuale e kulturore e vendit
për të ngritur një rrjet institucionesh artistike kulturore, ndër to edhe muzikore, të
cilat kishin si qëllim jo vetëm misionin mirëfilli estetik dhe atë hedonistik për kënaqjen
dhe argëtimin e njerëzve, as vetëm atë qytetërues të masësë së gjerë të popullsisë së
prapambetur nga rrethanat e njohura historike të pushtimit. Më së shpeshti, përtej
këtyre qëllimeve me karakter emancipues, ky rrjet institucionesh njëherazi synonte
përcjelljen e disa mesazheve që buronin nga situata politike, sociale dhe shpirtërore
e vendit dhe popullit shqiptar, i cili kishte nevojë më shumë se kurrë për identitet,
shpërfaqje dhe vetjakësi kombëtare. Afërmendsh se një mjet dhe element i
drejtpërdrejtë i shprehjes së këtij identiteti, i kësaj shpërfaqje dhe vetjakësie kombëtare
ishte kultura dhe arti si instrumente për zgjimin dhe rritjen e vetëdijes kombëtare,
posaçërisht si një mundësi e pritshme qytetëruese dhe emancipuese. Orientimi
perëndimor i platformës politike, ideologjike, shpirtërore dhe kulturore të figurave
të shquara të Rilindjes Kombëtare solli për pasojë edhe përqafimin e disa gjinive
artistike thuajse të ndaluara në periudhën e gjatë të pushtimit turk, duke përmendur
këtu pikturën dhe skulpturën, teatrin me fuqinë e mesazheve përtëritëse, sikundër
edhe gjinitë e muzikës së kultivuar.
Në këtë hulli promovuese të vlerave kulturore dhe artistike kombëtare përfshihet
posaçërisht krijimi i bandave të para muzikore, që për nga funksioni dhe destinacioni
i tyre krijojnë impakte të gjera e të shumëfishta me audiencën. Ato qenë si më të
mundshmet dhe më lehtë të realizueshme për atë kohë, krahasuar me organizime e

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT