Barazia gjinore dhe ndërveprimi mes gjinive në praktika dhe vendime gjyqësore

AuthorErind Pirani - Edlira Grabova
PositionNd/ Komisioner, Avokati i Popullit - Free Legal Aid ADRF
Pages198-204
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
198
Barazia gjinore dhe ndërveprimi mes gjinive në praktika dhe vendime
gjyqësore
Dr. Erind Pirani
Nd/ Komisioner, Avokati i Popullit
Av. Edlira Grabova
Free Legal Aid ADRF
Abstrakt
Legjislacioni Shqiptar dhe Ndërkombëtar si dhe lëvizjet për emancipimin e femrës, kanë
mundësuar garantimin e të drejtave dhe barazinë për të dyja gjinitë, si për burrat ashtu dhe për
gratë në të gjitha fushat e jetës. Megjithatë, edhe pse kjo barazi sanksionohet në letër, realiteti
shpesh herë rezulton i ndryshëm, në sisteme dhe kultura të ndryshme. Nëse i referohemi drejtësisë
më specikisht, pavarësisht nga angazhimi i strukturave shtetërore përkatëse dhe organizatave të
shoqërisë civile gjatë viteve të fundit, përsëri vërejmë se aksesi i barabartë i burrave dhe grave në
drejtësi mbetet akoma një sdë për t’u arritur. Miratimi i Strategjisë Kombëtare për barazinë gjinore
dhe reduktimin e dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje 2011-2015; aktet në mbështetje të
nenit 100 të Kushtetutës, ligjeve “Per barazinë Gjinore në Shoqëri” dhe “Për masa ndaj dhunës në
marrëdhëniet familjare” sollën ndryshime konkrete në menaxhimin e rasteve të dhunës me bazë
gjinore dhe dhunës në familje. Evidentimi i praktikave të cilat përfshijnë profesionistë të të dyja
gjinive në dhënien e drejtësisë dhe ndërveprimi mes tyre kanë rezultuar mja efektivë në zgjidhjen
e rasteve dhe respektimin e afateve gjyqësore.
Megjithatë, dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, mbeten akoma cështje delikate, sidomos
përsa i përket veriut të Shqipërisë, ku ringjallja dhe devijimi i normave kanunore prekin jo pak
herë statusin dhe pozitën e gruas në familje dhe shoqëri.
Ky studim, synon të hulumtojë pikërisht efektivitetin e drejtësisë, nëpërmjet ndërveprimit gjinor
dhe aksesit të profesionistëve në menaxhimin e rasteve, përfaqësimin dhe dhënien e vendimit.
Duke iu referuar studimeve përkatëse; vendimeve të gjykatave në veri të Shqipërisë; eksperiencës
shumëvjecare në përfaqësim dhe monitorim; nëpërmjet këndvështrimit social dhe juridik, krahas
shkaqeve do renditen dhe pasojat ligjore, ku do të mund të shohim përparësinë që kanë përpara
drejtësisë rastet e menaxhuara nga profesionistët në krahasim me rastet e vetë përfaqësuara.
Një pjesë e këtij studimi, do fokusohet në efektivitetin e ndërveprimit mes gjinive, në dhënien e
drejtësisë.
Fjalë Kyçe: Barazia gjinore, ligje, praktika, ndër veprim, profesionistë.
Hyrje
Përparësia ekonomike dhe solidariteti mashkullor jo rrallë herë inuencojnë statusin e
grave në shoqëri, aksesin në administratë apo drejtësi. Mes barazisë së shkruar dhe asaj
faktike ekziston një hapësirë, ku rolin më të rëndësishëm e zënë normat kulturore, sociale
dhe ekonomike. Fenomene si dhuna dhe diskriminimi me bazë gjinore mbeten akoma
problematika shqetësuese jo vetëm në Shqipëri. Referuar statistikave sot në botë, vërejmë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT