Bashkëpunimi kulturo-arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në vitet 1970-1971

AuthorKosovar Basha
PositionHulumtues i pavarur për shek.XX, Instituti i Historisë 'Ali Hadri' ? Prishtinë, Kosovë
Pages423-432
423
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Bashkëpunimi kulturo-arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
në vitet 1970-1971
Kosovar Basha
Hulumtues i pavarur për shek.XX
Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Kosovë
Abstrakt
Zhvillimet politike ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë u përmirësuan dukshëm me
insistimin e dy vendeve. Meritor për këtë janë të dyja vendet të cilat i shikuan interesat e
tyre në kuadër më të gjerë. Shqipëria pas vitit 1970 ishte e hapur karshi Jugosllavisë për
bashkëpunim në shumë fusha, sigurisht faktor shqiptar ishte segmenti kyç në këto relacione.
Në vitin 1971 Kryetari i Kuvendit të Kosovës Iljaz Kurteshi për herë të parë priti një delegacion
nga Shqipëria në mënyrë protokollare. Ambasadorin e Shqipërisë në Jugosllavi Dhimitër
Lamanin e priti edhe Ilij a Vakiq kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës. Në këto dy pritje
ndërmjet tyre u zhvilluan biseda të cilat i karakterizoj një atmosferë miqësore dhe e përzemërtë.
Kryetari i Kuvendit Iljaz Kurteshi e informoi ambasadorin e Shqipërisë lidhur me zhvillimin
e Kosovës në fushën ekonomiko-shoqërore. Gjithashtu në nëntor të vitit 1971 Enver Hoxha
në Kongresin e 6 të Partisë së Punës së Shqipërisë mbajti një raport mbi shumë çështje ndër
të tjera edhe për relacionet shqiptaro-jugosllave. Ndër të tjera ai theksoi se raportet ndërmjet
Shqipërisë dhe Jugosllavisë po zhvillohen në shumë fusha dhe sipas tij edhe për përkundër
diferencave ideologjike populli shqiptar dhe popujt jugosllav janë si vëllezër. Edhe Tito ishte i
menjëhershëm në deklarata politike, ai nga qyteti i Budvës ishte i qartë se Jugosllavia është e
gatshme të zhvilloj marrëdhënie fqinjësore me Shqipërinë në të gjitha fushat. Pra këto sinjale
nga shteti shqiptar më së miri e pasqyrojnë qëndrimin e Shqipërisë ndaj relacioneve shqiptaro-
jugosllave. Jemi ndalur që ta trajtojmë këtë studim vetëm në vitet 1970-1971, duke bërë një
përmbledhje të gjitha zhvillimeve në kuadrin e bashkëpunimit të këtyre vendeve. Në mungesë
të literaturës relevante për këto çështje, kemi përdorur materiale arkivore të rëndësishme si
dhe shtypin e kohës i cili ka përcjellur me vëmendje këtë bashkëpunim të ndërsjellët.
Fjalët kyçe: Kosova, Shqipëria, Kultura, Arsimi, Shkenca.
Bashkëpunimi arsimor dhe shkencor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Në korrik 1970 me esë të Universitetit të Prishtinës shkoj në Prishtinë delegacioni
i Universitetit të Tiranës, i kryesuar nga zv.rektori Osman Kraja dhe i përbërë nga
pedagogët Stefanaq Pollo, Bujar Hoxha dhe Arben Puto. Po kështu, në tetor të vitit 1970
me esë të Universitetit të Tiranës një delegacion nga Universiteti i Prishtinës shkoj
në përbërje me rektorin prof.dr. Dervish Rozhaja, zv. Rektori Boshidar Jovanoviq,
prof.dr. Idriz Ajeti, prof. Hysen Muhaxhiri, Mahmut Bakalli, Hajredin Hoxha dhe
sekretari i përgjithshëm i Universitetit Zeqë Shehu. Gjatë këtyre bisedave u zhvilluan
diskutime nga të dyja palët për një bashkëpunim më të ngushtë të dy institucioneve
arsimore, si dhe mundësit që Universiteti i Tiranës si institucion i themeluar në vitin
1957, mund ti ndihmonte Universitetit të Prishtinës i cili ishte kishte jetë vetëm pak
muaj. Pala shqiptare bëri propozimin që dhënien e disa bursave për të rinj dhe të
reja të Kosovës. Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe pedagogët tjerë ishin tepër

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT