Bazat e Radioaktivitetit
Author | Etleva Jarazi |
Position | Gjimnazi 'Petro Nini Luarasi' Ersekë |
Pages | 43-54 |
43
Vol. 4 No.2
September 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Bazat e Radioaktivitetit
Etleva Jarazi
Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” Ersekë
Radioaktiviteti
Në vitin 1896 Henri Bekerel vuri re për herë të parë që nga mineralet e uraniumit
çlirohej një rrezatim i rastësishëm i cili u quajt rrezatim radioaktiv. Zbulimi i kët
rrezatimi si dhe zbulimi i elektronit nga Josef J. Tomson në vitin 1981ishin dy momente
historike që çuan në zbulimin e strukturës së atomit. Ernest Radhërford shfrytëzoi
rrezatimin alfa që emetohej nga burimi radioaktiv i poloniumit për të bombarduar
fl etët e holla prej fl oriri. Ai zbuloi se ngarkesa pozitive e atomit si dhe afërsisht 99%
e masës së t ishte e përqendruar në një hapësirë fare të vogël të rendit
. Ky grumbull i dëndur lënde u quajt bërthamë e atomit dhe është pikërisht
origjina nga ku rrezatimi radioaktiv çlirohet.Bërthamat të cilat janë energjitikisht të
paqëndrueshme zbërthehen vetëvetiu dhe kalojnë në një gjëndje energjitike më të
qëndrueshme duke çliruar energji me anë të rrezatimit. Probabiliteti që një bërthamë
të zbërthehet gjatë një intervali kohe është ku njihet si konstantja e
zbërthimit radioaktiv dhe shpreh probabilitetin e zbërthimit në njësi të kohës.Le të
marrim një mostër që në çastin e kohës ka radiobërthama: gjatë kohës
elementare numri i bërthamave që janë zbërthyer do të jetë:
Duke integruar ekucionin e mësipërm marrim ligjin e përgjithshëm të zbërthimit
radioaktiv:
- është numri fi llestar i radiobërthamave në çastin e kohës ,
- është numri i radiobërthamave që ka mbetur pa u zbërthyer në çastin
e kohës .Shpejtësia e zbërthimit të radiobërthamave njihet ndryshe me emrin
aktivitet dhe jepet me anë të relacionit të mëposhtëm:
- është aktiviteti fi llestar në castin e kohës ,
- është aktiviteti në çastin e kohës .
Njësia matëse e ativietit në sistemin ndërkombëtar SI është bekerel Bq, e cila shpreh
numrin e zbërthimeve për një sekondë. Një njësi e vjetër e radioaktivitetit, por mja
e përdorur edhe në ditët e sotme është njësia kyri Ci, e cila është e barabartë me
aktivitetin e të pastër.
Koha gjatë së cilës zbërthehet gjysma e sasisë së radiobërthamave quhet periodë
To continue reading
Request your trial