Birësimi sipas Kuran dhe të drejtes islamike

AuthorEugena Bisha
PositionUniversiteti Europian i Tiranes
Pages414-419
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
414
Birësimi sipas Kuran dhe të drejtes islamike
Eugena Bisha
Universiteti Europian i Tiranes
Abstrakt
E drejta islamike e shikon konceptin e birësimit në një këndvështrim tjetër nga ai shoqërive
të lashta Greke, Romake, Egjyptiane, por edhe nga koncepti modern i birësimit sot.
Birësimi njihej dhe praktikohej në shoqëritë arabe para islamike dhe me anë të tij i birësuari
njihej si i lindur nga prindërit birësues (Assim, 2014; 326); ai kishte statusin ligjor të një
fëmije legjitim (HouHou, 2014; 10). Ky koncept ligjor i birësimit u hodh poshtë nga ato
vende që filluan të përqafonin islamin, ndaj konsiderohej i papranueshëm në krijimin e
një komuniteti të ri islamik në Mekë dhe Medinë në atë kohë. (Pearl & Menski, 1998; 408).
Islami ka si parim t’u sigurojë fëmijëve jetim dhe fëmijëve të pambrojtur, sigurinë që një
mjedis familjar ofron.(Assim, 2014; 327).
Fjalët kyçe: kafala, birësim, islam, Kuran.
Pikëpamjet e Kuran rreth birësimit
Sheriati është tërësia e parimeve dhe dispozitave të përgjithshme të së drejtës islame.
Dy burimet themelore të tij janë Kur’ani dhe Sunneti. Sipas fjalorit të Oksfordit,
“Sheriati është sistemi ligjor Islamik bazë”… është një interpretim i parimeve të Kuranit dhe që
mbulon të gjithë pjesët e jetës së një Myslimani. Sheriati është një kodifikim i së drejtës
islamike dhe rregullon fusha të ndryshme të së drejtës si atë familjare, penale, civile,
tregtare. Termi Sheriat përdoret në Kuran në suren 45 vargu 18 dhe nënkupton
shtegun nga shkretëtira për në burimin e ujit. Nuk ka një kufi të qartë midis
rregullimeve ligjore dhe fetare. Lamçe,2013;183) Sipas Sheriatit është e ndaluar që
një person të birësojë një djalë ose vajzë kur nuk është prindi biologjik i tij/saj. Në
vendet islamike, panvarësisht ndryshimeve që bëhen në Kodet e familjes, legjislatorët
nuk i tejkalojnë konceptet Kuranore rreth birësimit. Ndryshe nga Judaizmi dhe
Kristianizmi, islami ka rregullat e tij për ‘birësimin’. (Lammers, 2008; 13). Birësimi
lejohej dhe respektohej si mënyrë për të ndjekur urdhëresat e Allahut, por lidhjet e
fëmijës me familjen biologjike duhet të mbeteshin të paprekura (Lammers, 2008; 13).
Profeti Muhamed ka thënë: “Unë dhe kushdo tjetër që kujdeset për jetimët jemi bashkëudhëtarë
në Kopështin e Edenit”. Ai birësoi Zaidin, birin e Haritha, të cilin e quajti birin e tij. Në
Kuran citohet se: “nuk mund të bëhet bir dikush thjesht me anë të një deklarate…kjo është
thjeshtë thënia juaj, nga goja juaj, por Allahu thotë të vertetën, dhe ai u udhëzon në rrugën e
drejtë…Thërrisni ato(fëmijët në kujdestari) në emrin e babait të tyre sepse është më në udhën e
Allahut, e nëse nuk u njihni babain ato janë vëllezërit tuaj në fe…(Kuran 33:4-5). Pas zbritjes
së Kuran në tokë, marrëdhënia ndërmjët Muhamed dhe Zaid nuk ndryshoi,por
Zaid u quajt sërish biri i Haritha. Kjo tregon se islami e ndalon birësimin e fëmijës,
kështuqë një fëmijë jetim i braktisur mund të merret në kujdestari për t´u rritur dhe
edukuar, por pa gëzuar të drejtat dhe privilegjet e fëmijes biologjik. Një deklaratë
me gojë apo një kontratë nuk mund ta bëjë lidhjen e gjakut ndërmjet birësuesit dhe

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT