Çamëria nga Londra në Paris: Çështja çame midis dy Konferencave (1913-1920)

AuthorLorenc Agalliu
PositionHistorian, Specialist-Arkivist në Arkivin Shtetëror Vendor Durrës
Pages279-285
279
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Çamëria nga Londra në Paris: Çështja çame midis dy Konferencave (1913-
1920)
Lorenc Agalliu
Historian, Specialist-Arkivist në Arkivin Shtetëror Vendor Durrës
Abstrakt
Ky material studimor paraqet në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur gjithë kalvarin
nëpër të cilin kaloi çështja çame që nga rënia e Çamërisë nën sundimin grek në vitin 1913,
e deri në përfundim të Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1920. Gjithashtu, në këtë
material pasqyrohet në mënyrë të përmbledhur përpjekjet e qeverisë shqiptare, të
shoqatave atdhetare si dhe të popullsisë shqiptare kundër vendimeve të padrejta të
Fuqive të Mëdha për coptimin e Shqipërisë dhe lënien jashtë shtetit të pavarur shqiptar
të krahinës së Çamërisë. Punimi synon të evidentojë qartë vendimet e padrejta të fuqive
evropiane për lënien jashtë shtetit shqiptar të krahinave të banuara nga shqiptarët,
pasojat e të cilave ndjehen ende sot në marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me vendet
fqinje. Parë në këtë këndvështrim, në procesin e hulumtimit shkencor jemi mbështetur
në metodologjinë e njohjes dhe vlerësimit të materialeve, përfshirë këtu, literaturën
ekzistuese dhe dokumentet historike, duke patur si kriter kryesor, analizën dhe vërtetësinë
e tyre.
Fjalë kyçe: Çamëria, Konferencave (1913-1920), Londër, Paris.
Hyrje
Çamëria e njohur gjerësisht dhe si Thesprotia në greqisht, në lashtësi ka qënë e banuar
prej fisit ilir të Thesprotëve. Emri i Çamërisë përkon me emrin e lumit Thyamis
(Kalamas), që kalon nëpër këtë krahinë. Krahina e Çamërisë, e cila në pjesën më të
madhe sot ndodhet në brendësi të territorit grek, shtrihet në pjesën perëndimore të
Epirit. Ajo është një krahinë përgjithësisht malore, me sipërfaqe totale prej 4000 km
katrorë dhe me një shtrirje të konsiderueshme në bregdet me një gjatësi prej 100
km.1 Në pjesën veriore, ajo shtrihet deri në afërsi të Delvinës, në jug kufizohet me
Gjirin e Artës, në perëndim ka dalje në detin Jon, ndërsa në lindje laget nga pellgu
i Janinës.2 Nga e gjithë krahina, sot vetëm 7 fshatra gjenden brenda territorit të
shtetit shqiptar, ndërsa pjesa më e madhe e saj, që nga viti 1913 bën pjesë në shtetin
grek.
Çështja çame në Konferencën e Londrës
Problemi i Çamërisë dhe i Shqipërisë së Jugut, ku banonte një pakicë fare e vogël
greke, iu imponua me forcë Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha gjatë zhvillimit të
punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e cila i filloi punimet në janar
të vitit 1913. Pas përfundimit të luftërave ballkanike, çështja e kufijve midis Shqipërisë
1 Historia e Popullit Shqiptar, (2007), Tiranë, Vëllimi III.
2 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, (1985), Tiranë.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT