Çrregullimi i stresit post traumatik tek ushtarët e misioneve paqeruajtëse

AuthorEglantina Dervishi
PositionDepartamenti i Psikologjisë, Albanian University, Albania
Pages639-644
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
639
Çrregullimi i stresit post traumatik tek ushtarët e misioneve paqeruajtëse
Phd. Eglantina Dervishi
Departamenti i Psikologjisë, Albanian University, Albania
Abstrakt
Objektivi: Qëllimi i këtij studimi është që të evidentojë nëse janë të pranishme simptomat e stresit
post-traumatik tek ushtatët e misioneve paqeruajtesë që janë dislokuar në zona konikesh të
armatosura dhe cilat janë llojshmëritë e simptomave të stresit post traumatik tek ky kontigjent
ushtarësh.
Metoda: Studimi është i llojit explorues bazuar në të dhënat sasiore të grumbulluara përmes
Symptom Checklist 90-Revised (SCL90-R) tek ushtarët e misioneve paqeruajtëse nëpër zona
koniktesh.
Rezultatet: Nga të dhënat rezultoi se simptomat e stresi postraumatik nuk janë shumë të pranishme
tek ky kampion, zakonisht kemi konrmimin e një simptomatologjie pak më të agravuar tek
ajo kategori ushatarakash që kanë vajtur më shumë se 3-4 herë në këto misione paqeruajtës në
krahasim me ato që kanë vajtur një apo dy herë.
konkluzionet: Simptomat e stresit posttraumatik kanë një frekuencë ulët tek ushtarakët e këtyre
misioneve dhe zakonisht ato shfaqen më dukshëm tek ajo kategori që punonte në terren. Gjithashtu
një tjetër gjetje interesante lidhet me faktin që simptomat janë më të dukshme tek ajo kategori
ushtarësh që kanë shërbyer në më shumë se dy misione.
Fjalët kyçe: Stresi post-traumatik, ushtarë, mision paqeruajtës, shëndet mendor.
Hyrj e
Stresi post traumatic mbetet një problem serioz me të cilat ndeshen ushtarët e forcave të
armatorura (Grieger et al.,2006, 163) që kanë qenë në misione paqeruajtëse në Irak dhe
Afganistan. Ushtarët e misioneve paqeruajtëse janë ekspozuar në mënyrë frekuente ndaj
një varieteti ngjarjesh traumatike (Herrman, 1999, 324) dhe stresorësh (Magruder et al.,
2004, 291) si rezultat i kushteve të tyre të veçanta. Çrregullimi i stresit post-traumatik
është një ndër crregullimet më të zakonshme që vëzhgohet tek veteranët e luës (
Savoca& Rosenheck, 2000, 199; Kennedy et al.,2008, 920; Wood, 2012, 8). Çrregullimi
është përshkruar si një “traumë psikologjike komplekse e shprehur në aspektin somatik,
kognitiv, afektiv dhe sjellor ( Watts et al., 2013, 74; APA, 2013, 996; CTPSD, 2008, 301;
Copeland et al., 2007, 577). Ai karakterizohet nga mendime intrusive, tmerre dhe
ashback-e të cilat lidhen me ngjarje traumatike të së shkuarës, shmangie të kujtimeve që
lidhen me traumën, hipervigjilencë dhe çrregullime të gjumit. Të gjitha këto shkaktojnë
një sërë problemesh në jetën e individit duke interferuar fuqishën në një pjesë të mirë të
aktiviteteve të jetës së tij të përditshme si në fushën sociale, të punës dhe nd ërpersonale.
Përballja drejtpërdrejtë me situata rreziku të vazhdueshme, në studime të tjera (Hembree
&Fao, 2003, 186; Resick et al., 2002, 867) ka treguar gjurmë evidente të traumave të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT