Dasonville dhe Cassis de Dijon - si jurisprudenca bazë e lëvizjes së lirë të mallrave

AuthorEndri Papajorgji - Greta Alikaj
PositionDekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University) - Ministria e Zhvillit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Pages226-230
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
226
Dasonville dhe Cassis de Dijon – si jurisprudenca bazë e lëvizjes së lirë
të mallrave
Prof. assoc. Dr. PhD (Uni Graz) Mag. Iur (Uni Graz) Endri PAPAJORGJI
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
MSc Greta ALIKAJ
Ministria e Zhvillit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Abstrakt
Një nga detyrat kryesore të BE-së, është ajo, për të krijuar një treg të përbashkët për të arritur
objektivat e përcaktuara në nenin 2 të Traktatit të Lisbonës. Këto përfshijnë krijimin e bashkimit
doganor dhe një treg të vetëm, në thelbin e së cilit janë katër liritë themelore të Traktatit të BE-së,
që janë :
(1) lëvizja e lirë e mallrave sipas nenit 28, 29, TBE,
(2) lëvizja e lirë e personave në formën e lëvizjes së lirë të punëtorëve (39 TBE),
(3) liria e sherbimeve, e rregulluar në nenin 49 TBE
(4) lëvizja e lirë e kapitalit, e rregulluar në Nenin 56 të TBE.
Lëvizja e lirë e mallrave shërben për të krijuar tregun e përbashkët doganor dhe një treg unik
pa kuj. Bashkimi doganor, tregu i përbashkët dhe lëvizja e lirë e mallrave ndjekin objektivin e
sigurimit të një konkurrence të lirë mes mallrave nga shtetet anëtare, që nuk shtrembërohet ose
pengohet nëpërmjet normave shtetërore. Këto shtrembërime konkurrence ose aësie mund të jenë:
> Tarifa në natyrë (Dogana, taksa), ose
> Kuzimet sasiore për lëvizjen ndërkutare të mallrave, ose
>Masa që kanë të njëjtin efekt si kuzimet sasiore.
Në kuadër të sa më sipër, qëllimi kryesor i këtij artikulli është analiza e lëvizjes së lirë të mallrave
bazuar në dy nga vendimet bazë të GJED, sic janë Dasonville dhe Cassis de Dijon.
Fjale kyçe: Traktati i Lisbones, liria e mallrave, Dasonville, Cassis de Dijon, GJED.
Hyrje
Në kuadër të lëvizjes së lirë të mallrave, proçedurat ligjore të BE-së veprojne kundër
pengesave tarifore dhe sasiore ose masat që kanë efekte të njëjta, duke patur si qëllim
primar që të gjitha mallrat e prodhuara dhe të tregtuara në BE të përfshihen në një treg
të përbashkët pa kuj të brendshëm dhe një konkurrencë të lirë, në mënyrë që vetëm
preferencat e konsumatorëve dhe cilësia e produkteve të përcaktojnë suksesin e tyre, dhe
jo origjina e njërit apo tjetrit shtet. Cilësia e lartë e produkteve që plotësojnë interesat e
konsumatorëve duhet që të zgjerojë aktivitetin e tyre pa pengesa edhe jashtë tregut të BE-
së. Tregtarët e tjerë dhe prodhuesit e mallrave janë të detyruar të prodhojnë dhe tregtojnë
mallra të ngjashme të cilësisë së lartë. Kjo sjell nje shpërndarje të plotë të burimeve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT