Dhuna ndaj gruas në këndvështrimin e legjislacionit vendas dhe atë ndërkombëtar

AuthorLorena Musai - Enkeleda Millonai
PositionProkuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan - Prokurore, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Pages246-256
246
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Dhuna ndaj gruas në këndvështrimin e legjislacionit vendas dhe atë
ndërkombëtar
PhD Lorena Musai
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Magjistrat Enkeleda Millonai
Prokurore, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Abstrakt
Qëllimi i këtij artikulli është evidentimi jo vetëm i të drejtave të grave por edhe implementimi
i tyre me sukses në jetën e përditshme. Të përshtatësh legjislacionin kombëtar me atë
ndërkombëtarë është një s dë për cdo shtet. Mbrojtja e grave nga diskriminimi dhe ushtrimi
i dhunës, duke i siguruar atyre parimin e barazisë sё të drejtave dhe të respektimit të dinjitetit
njerëzor, pjesëmarrjen e tyre, në të njëjtat kushte me burrat, në jetën politike, shoqërore,
ekonomike dhe kulturore të vendeve të tyre, ngritjen e mirëqenies sё shoqërisë e të familjes me
qëllim marrjen e masave tё nevojshme për eliminimin e këtij diskriminimi në të gjitha format
dhe shfaqjet e tij , nga cdo shtet duke përshtatur legjislacionin e tij të brëndshëm në zbatimin e
konventave ndërkombëtare.
Fjalë Kyce: të drejta, grua, dhunë, mbrojtje, ligj.
Hyrje
asësh për të drejtat e gruas në shoqërinë Shqipare, është e rëndësishme të shohësh
jo vetëm kuadrin ligjor të brëndshëm por edhe atë ndërkombëtar, për të kuptuar nëse
po përparohet me hapa të mëdha apo të ngadaltë drejt impelemntimit të këtyre të
drejtave. Barazia gjinore është sanksionur që në kohën e regjimit komunist, e cila e
shihte gruan njësoj me burrin në çdo fushë të jetës private, politike dhe shoqërore,
ku martesa dhe familja ishin në mbrojtje të shtetit duke i dhënë në këtë mënyrë
mbrojtje të vecantë gruas dhe fëmij ëve. Paralelisht në nivelin ndërkombëtar jo vetëm
të drejtave të grave iu dha rëndësi por edhe u tuteluan përsa i përket ushtrimit të
dhunës ndaj tyre, ku mund të përmendim e Konventën për Eleminimin e të gjitha
formave të diskriminit ndaj grave (CEDAW),1979. Me miratimin e K.Penal, K.Civil,
nisi të vërehej se qëllimi i Shqipërisë, ishte drejt barazisë gjinore, drejt pranimit të
mosdiskriminimit në bazë të seksit. Me rati kimin e Konventës CEDAW, me Ligjin
nr. 7767, datë 9.11.1993 dhe Protokollit shtesë të kësaj konvente, me Ligjin nr. 9052,
datë 17.4.2003, shteti shqiptar shprehu vullnetin e tij për të përmbushur detyrimet
që dalin nga kjo konventë, në lidhje me barazinë gjinore dhe eliminimin e të gjitha
formave të diskriminimit të grave.
Implementimi i të drejtave të gruas gjatë regjimit komunist në Shqipëri
Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara
nxori dhe shpalli Deklaratën Universale pёr të Drejtat e Njeriut. Në pjesën hyrëse

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT