Dinamika e vijës bregdetare të rrethit të Kavajës

AuthorElvana Xhokaxhiu (Konomi)
PositionUniversiteti i Tiranës
Pages259-269
259
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Dinamika e vijës bregdetare të rrethit të Kavajës
PhD Elvana Xhokaxhiu (Konomi)
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Zona bregdetare e rrethit të Kavajës përfshin territorin nga plazhi i Golemit deri në
grykëderdhjen e lumit Shkumbin, por në studimin tonë do të ndalemi në zonën
nga grykëderdhja e lumit Shkumbin deri në kepin e Lagjit, duke evidentuar
dinamikën e fuqishme të vijës bregdetare. Gjatësia e këtij territory llogaritet në 16
km. Nga pikëpamja strukturore kjo zonë zë pjesën më veriore të sinklinalit të
Myzeqesë (sinklinali i Kavajës), pra preket edhe nga pjesa e antiklinalit të Kryevidhit.
Rëndësi të veçantë paraqesin shkëmbinjtë molasike të pliocenit, që përfaqësohen
nga suita ranore konglometrike. Në kuaternarin e vonë kjo zonë doli mbi ujë dhe
u kthye në stere. Të vazhdueshme janë lëvizjet ngritëse, të cilat shprehen në thellësinë
e lumit të Darçit.
Evolucioni i zonës është i lidhur kryesisht me veprimtarinë e lumit Shkumbin dhe
me veprimtarinë detare ku evidentohen formimi i lagunave, i steresë e plazheve deri
në devijimin e tij. Nga analiza e hartave të periudhave të ndryshme dallohet një
dinamizëm i fuqishëm i vijës bregdetare. Në ditët e sotme dallohet një erozion
intensiv i brigjeve, i lidhur si me ndikimin e shkaqeve globale, ashtu dhe me ndikimin
e shkaqeve lokale. Kjo shprehet si në falezat e kodrave të Kryevidhit, ashtu dhe në
plazhet, duke dëmtuar mjaft ndërtimet turistike të zonës. Ky dinamizëm i
vazhdueshëm kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e bregdedit të zonës, disa
prej të cilat janë dhënë edhe në këtë studim.
Fjale kyçe: dinamika, vije bregdetare, Kavaja.
Hyrje
Zona bregdetare e marrë në studim (grykëderdhja e lumit të Shkumbinit-Karpen)
bën pjesë në Ultësirën Perëndimore, duke u vendosur në pjesën qendrore të saj. Ajo
shtrihet midis Vargut kodrinor të Kryevidhit dhe fushës së Kavajës, në lindje e
verilindje, dhe detit Adriatik, në perëndim e veriperëndim. Kufiri verior arrin deri
në gjirin e Durrësit (Karpen), kurse kufiri jugor shënohet nga lumi i Shkumbinit
(nga grykederdhja e tij deri Vila Ballaj (Bashtovë). Gjatësia e vijës bregdetare arrin
rreth 22 km, ndërsa gjërësia e efektit të gjurmëve detare ndihet në 3-4 km larg vijës
së detit.
Territori në studim ndërtohet nga shkëmbinj terrigjenë molasikë me moshë
pliocenike, suita argjilore e Helmesit dhe suita e Rrogozhinës ku evidentohen
ranoret, argjilat, konglomeratët (të vendosura në sistemin kodrinor pranëbregdetar).
Janë të pranishëm dhe shkëmbinjtë me moshë të kuaternarit, depozitime lumore
aluviale, kënetore, lagunore e bregdetare (nga rëra, surëra, argjilat e suargjilat, të
cilat gjenden në Fushën e Spillesë, në deltën e Shkumbinit, në plazhet e Spillesë, të
Gjeneralit, Carinës etj. Gjatë kuarternarit janë formuar depozitime detare-lagunore-

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT