Disa drejtime të kualifikimit në arsim për arritjen e suksesit nga nxënësit me vështirësi në të nxënë

AuthorMexhit Hajdari
PositionUniversiteti i Tiranës, Filiali Kukës
Pages260-268
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
260
Disa drejtime të kualifikimit në arsim për arritjen e suksesit nga nxënësit
me vështirësi në të nxënë
Mexhit Hajdari
Universiteti i Tiranës, Filiali Kukës
Abstrakt
Qëllimi i studimit është të japë ndihmesë në përmirësimin e punës për të siguruar arsim
cilësor për të gjithë nxënësit, nëpërmjet analizës së rezultateve dhe, mbi këtë bazë, të japë
rekomandime për kualifikimin e specialistëve vendor të arsimit, të drejtuesve të shkollave
dhe të mësuesve të arsimit bazë. Këto ide mund të merren në konsideratë nga institucionet e
arsimit dhe agjensitë trajnuese për të ndihmuar këtë proces.
Arsyet që na shtyjnë të shpallim këtë studim qendron te nevoja e shoqërisë që të mos ketë
grupe të margjinalizuara nxënësish që nuk plotësojnë objektivat minimale të të nxënëit dhe
te nevoja e çdo nxënësi që të prekë suksesin shkollor dhe të krijojë vetbesimin e nevojshëm
për të përballuar vështirësitë e shkollimit dhe të së ardhmes së vet.
Pikat kryesore të studimit janë hyrja, një histori e shkurtër e ndërhyrjeve të deritanishme
për të përmirësuar të nxënit e nxënësve në nevojë, një analizë e rezultateve të testimit të
nxënësve për plotësimin e objektivave minimalë të të nxënit si dhe një renditje e nevojave të
punonjësve të arsimit për kualifikim të mëtejshëm pë përmirësimin e shkollimit të fëmijëve
të arsimit bazë me vështirësi në të nxënë, së bashku me një propozim për një sistemi të
veprimtarive trajnuese.
Metodologjia e studimit përfshin testimet në shkolla, mbledhjen e të dhënave, plotësimin e
pyetësorëve dhe zhvillimin e intervistave me specialistë të arsimit, drejtues shkollash dhe mësues.
Gjetjet kryesore të studimit kanë të bëjnë me faktin se, me gjithë ndërhyrjet e bëra, ende 2%
e nxënësve rezultojnë analfabetë të mirëfilltë në arsimin 9-vjeçar, rreth 14% e nxënësve të
këtij nveli arsimi nuk zotërojnë konceptet dhe aftësitë bazë sipas kërkesave të arritjeve të
përcaktuara në programet mësimore, ndërkohë që kalojnë pa problem nga një klasë më e ulët
në një klasë më të lartë. Arsyet e kësaj dukurie janë të natyrave të ndryshme, që lidhen me
institucionet e arsimit, por edhe me vetë punën e mësuesve në aspektin edukativ dhe atë
lëndor. Specialistët e arsimit, drejtuesit e shkollave dhe mësuesit shprehin nevojat për një
kualifikim të mëtejshëm dhe efektiv për të përmirësuar këto dukuri negative në shkollë.
Fjalë kyçe: analfabet, braktisje e fshehtë, vështirësi në të nxënë, objektiva minimalë, miniteste,
analizë, kualifikim.
Hyrje
Veprimtaria mësimore dhe edukative që zhvillohet në shkollë ka për qëllim të pajisë
të gjithë nxënësit, pra çdo nxënës, me arsim cilësor. Dihet se në çdo klasë e shkollë
ka nxënës të niveleve të ndryshme në aspektin e zotërimit të njohurive e aftësive që
parashikon programi mësimor. Pjesa më e margjinalizuar e nxënësve ka të bëjë me
ata nxënës, të cilët nuk plotyësojnë objektivat minimale të të nxënit dhe arrijnë të
marrin klasën. Këta nxënës kanë hequr dorë nga përpjekjet për të mësuar, kanë
humbur besimin se mund të jenë të suksesshëm si nxënësit e tjerë dhe nuk marrin
pjesë në mësim, por qendrojnë si spektatorë. Kur pyeten në mësim nuk përgjigjen.
Mospërvetësimi i koncepteve përkatëse lëndore në klasat e ulëta përbëjnë një pengesë
serioze për nxënës të tillë të njohin dhe të kuptojnë koncepte më të avancuara në

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT