Disa veçori të pasqyrimit të foljeve në 'Fjalorin e Gjuhës Shqipe' (2006)

AuthorPolite Çoçka
PositionQendra e Studimeve Albanologjike
Pages312-316
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
312
Disa veçori të pasqyrimit të foljeve në “Fjalorin e Gjuhës Shqipe” (2006)
PhD (C.) Polite Çoçka
Qendra e Studimeve Albanologjike
Abstrakt
“Fjalori i gjuhës shqipe” (2006) shquhet për një nivel të lartë trajtimesh e përpunimesh
leksikografike të fjalësit, duke filluar që nga numri i lartë i kuptimeve, ngjyrimeve
kuptimore, togfjalëshave e njësive frazeologjike etj. Pra, siç thuhet dhe në hyrje të tij, ai
ruan në shkallën më të lartë vlerat kryesore të fjalorëve të mëparshëm shpjegues të
shqipes dhe synon t’i rritë dukshëm ato, si me fjalë e kuptime, ashtu edhe me ndërtimin
e çdo zëri leksikografik. Në këtë fjalor gjejmë shumë fjalë e shprehje, të cilat nuk janë në
fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes. Si fjalë themelore “Fjalori i gjuhës shqipe”
(2006) ka mbi 43.000 njësi, ndërsa fjalë që shfletuesi i ndërton vetë ka mbi 4.500 njësi. Ky
është fjalori që përfshin numrin më të lartë të fjalëve dhe të njësive frazeologjike e thënieve.
Një vend të rëndësishëm në këtë fjalor zë edhe trajtimi i foljeve, tanimë krejt i ndryshëm
prej trajtimeve të mëhershme. “Fjalori i gjuhës shqipe”, i ka parë dhe i ka trajtuar foljet
brenda familjes së gjithësecilës, duke u përqëndruar te kuptimet dhe lidhjet e tyre
semantiko-gramatikore.
Fjalët kyçe: Fjalor i gjuhës shqipe, folje, sistem, veçori, kuptim, trajton.
Hyrje
“Fjalori i gjuhës shqipe” ishte projekt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe
i Programit Kombëtar për Kërkim e Zhvillim. Puna për hartimin e këtij fjalori u nda
e u realizua nga një grup leksikologësh e leksikografësh të shquar, si prof. dr. Jani
Thomai ka hartuar shkronjat A, B; prof. dr. Miço Samara hartoi shkronjat H, K, M;
prof. as. dr. Pavli Haxhillazi shkronjat, C, Ç, I, J, LL, NJ, O, Q, SH, Z, ZH; prof. as.
dr. Hajri Shehu hartoi shkronjat E, Ë, F, R, RR, S; prof. as. dr. Thanas Feka shkronjën
P; prof. as. dr. Valter Memisha shkronjat D, DH, GJ, L, N, T, TH, X, XH, Y; Artan
Goga hartoi shkronjat U, V; shkronja G është hartuar nga autorë në pjesë të veçanta.
Fjalori për nga vëllimi është më i vogël se fjalorët e mëparshëm, por jo për nga
numri i fjalëve, pasi në të janë ndërtuar struktura kuptimore e kuptime të një shkalle
më të lartë përgjithësimi, nëpërmjet ndarjesh kuptimore më të mëdha dhe shpjegimesh
më të ngjeshura e më të thukëta, duke pranuar disa zgjidhje leksikografike tipike
për fjalorët çerdhorë, duke përdorur mënyra dhe mjete leksikografike më ekonomike
në strukturimin e zërave leksikografikë, duke përdorur format e shkronja të vogla.
Parimet mbi të cilat u ndërtua ky fjalor janë:
1. Ky fjalor përfshin shtresën kryesore, më të përdorshme të leksikut të gjuhës së
sotme shqipe dhe një pjesë të kufizuar, por të nevojshme, të shtresës pasive. Ky
parim ndiqet për sistemin e kuptimeve, për frazeologjinë dhe për vlerat
mbishtresore të fjalëve.
2. Parimi themelor mbi të cilin u mbështet përgatitja e fjalorit ishte ruajtja e
simetrisë ndërmjet strukturës leksikore dhe strukturës semantike. Janë përdorur

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT