Disa vërejtje në përkthimin e veprës së Oscar Wilde 'Portreti i Dorian Greit'

AuthorNikoleta Kalldrëmxhiu
Pages44-48
44
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Disa vërejtje në përkthimin e veprës së Oscar Wilde “Portreti i Dorian Greit”
Nikoleta Kalldrëmxhiu
Analizë
Përkthimi është një proces mbresëlënës që i ngjashëm me kritikën letrare bëhet në
vetvete shtojcë e veprës së krij uar. Përkthimi pasuron gjuhën tonë dhe dëshmon për
potencialin e kësaj të fundit. Puna e përkthyesit është ajo e njohësit të mirë të kulturës
dhe gjuhës së të paktën dy popujve. Përkthyesi zotëron kulturën të interpretojë shen-
jën gjuhësore si palimpsest gjuhësor, ku presin të dalin në pah si arti ashtu edhe dij a
të bashkuara në një të vetme.
Secila gjuhë ka identitetin e saj, tiparet e saj krejt të veçanta. Por kjo nuk e bën përk-
thimin një veprimtari të frikshme dhe të paezaurueshme. Përkundrazi larmia e men-
dimit dhe e formës gjuhësore është një përvojë, në mos një profesion i bukur. Përvoja
e e përkthimeve është një dëshmi e mundësive që ofrojnë gjuhët për t’u transmetuar
te njëra tjetra Objekti i punës së përkthyesit, siç edhe do ta ilustrojmë më poshtë
nuk janë përkthimi i alëve, lokucioneve apo strukturave të veçanta të shkëputura
nga konteksti dhe rrethanat ligjërimore. Vëmendje nga ana e përkthyesit i kushtohet
përqendrimit në thënien kryesore, i unitetit global të kuptimit1[1].
Pa u zgjatur te metodat e sotme të përkthimit si një veprimtari me interes në rritje në
këtë mëtim të shkurtër do t’i drejtohem vetëm një lloj përkthimi, që është ai artistik i
cili shkon gjithmonë paralelisht me problemin e besnikërisë me origjinalin. Fakti që
duhet të sjellësh një vepër letrare nga gjuha burimore lidhet si me talentin artistik
të përkthyesit ashtu edhe me punën e tij si studiues. Përkthyesi i ndarë midis botës
akademike dhe asaj të letrave, mbetet krij uesi i një ndërthurjeje tërheqëse të dyjave,
Ai përcjell pavarësisht ngarkesës “Papërkthyeshmërisë linguistike” dhe “ Papërkthy-
eshmërisë kulturore”, qasjen e dy botëve që i bashkon universaliteti njerëzor dhe për
sa kohë ka parametra të afërt edhe ai gjuhësor.
gjithkush një njeh më shumë se një gjuhë të huaj e di se midis gjuhëve ka ndryshime
sikurse ka edhe ngjashmëri. Më tej gjuhëtarët kanë përpunuar parime universal që
vlejnë për të gjitha gjuhët[2], d.m.th në çdo gjuhë veç parimeve universale veprojnë
dhe rregulla të veçanta. Pra ka parime dhe parametra. Pa dashur të lodhim atë që
lexojmë por për ta nxitur lexuesin të mendojë se përkthimi nuk është një veprimtari
thjesht artistike, do të japin disa shembuj ku ilustrojmë se si duke ruajtur kuptimin
kemi realizuar rregullat e ndryshme që ofron gjuha dhe mundësitë e secilës për t’u
shprehur. Së dyti, do të përmendim rolin e sinonime në përkthim, si dhe vlerën e tyre
stilistike. E treta, lidhet me realizimin e konceptit meqenëse ai është edhe qëllimi nal
i çdo krij imi artistik, të ndikojë dhe të formojë kulturën e lexuesit.
Vepra e zgjedhur për qëllimin e mëtimit është romani i njohur i Oskar Wilde “Por-
treti i Dorian Greit”, i cila bën lidhjen midis objektit bukurisë dhe shprehjes së saj
të mirës apo shëmtimit; a ësisë së objektit Bukurisë për të prodhuar ndjesi të jashtëzakon-
shme. I ndikuar tërësisht nga hedonizmi, autori ka vendosur bukurinë fatale si prodhim
i kësaj doktrine, të jetuarit veçse për kënaqësi. Edhe kjo alë nuk zë vend në alorin
e gjuhës shqipe, kur edhe mund të zinte vend sepse hedonika zë vend sot si degë e
psikologjise dhe e etikës.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT