Diskriminimi racor në punë (përvoja britanike) dhe diskriminimi gjinor karakteristikë e shoqërisë tonë

AuthorDoreta Kuçi (Tartari) - Blerina Xhakolli Reci
PositionDepartamenti Sociologjisë, Universiteti 'Aleksandër Moisiu' Durrës
Pages270-278
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
270
Diskriminimi racor në punë (përvoja britanike) dhe diskriminimi gjinor
karakteristikë e shoqërisë tonë
Doreta Kuçi (Tartari)
Departamenti Sociologjisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Blerina Xhakolli Reci
Departamenti i Psikologjisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Abstrakt
Punimi do të fokusohet kryesisht në shqyrtimin e fenomenit të punësimit në Britani me
probleme që lidhen me racizmin dhe diskriminimin racor ndryshe nga eksperienca e
vendit tone ku kuptim mer diskriminimi gjinor.
Të gjitha llojet e diskriminimit janë masa përjashtuese që lidhen me individë të caktuar
prandaj këtij fenomeni i vihet gjithmonë theksi për të përmirësuar sadopak mënyrat
dhe llojet e tij. Femrat nëpërmjet arsimimit ashtu sikurse meshkujt mund të aktivizohen
në fusha të ndryshme të jetës shoqërore të bëjnë punë të ndryshme e të marrin profesione
të ndryshme, po ashtu edhe individë të bardhë apo me ngjyrë.
Artikulli gjithashtu do të japi dhe situatën aktuale të vendit tone në lidhje me
diskriminimin gjinor. Natyrisht nuk mund të mohohet beteja që ka nisur në fushën e
lirive dhe të drejtave të gruas në shoqërinë tonë. Madje tani intensiteti dhe sensibiliteti
ka filluar të jetë në nivele më të larta se kurrë ndonjëherë. Por kjo “luftë” për barazi
gjinore në shoqërinë tonë zhvillohet në një terren të caktuar social dhe politik.
Fjalë kyçe: Diskriminim racor, Diskriminim gjinor, Paga, Punëtor,Shoqëri.
Hyrje
Një nga aspektet më të rëndësishme të punës lidhet me idenë themelore se ajo
është aktivitet njëkohësisht social dhe individual. Asnjë nuk është i vetëm në punë
sepse kemi struktura sociale që mbizotërojnë në aktivitetet e punës. Ajo çfarë mund
të duket një zgjedhje e lirë individuale reflekton gjithashtu, të paktën pjesërisht,
detyrime të strukturave sociale (pra kooperimi i punës).
Për shembull, meshkuj të bardhë të klasës së mesme mund të mendojnë se kariera e
tyre profesionale ka të bëjë vetëm me përpjekjet e tyre, ndërsa shumica e femrave të
pakicave minoritare në të tilla kariera sugjerojnë se të parët lehtësohen nga forcat
sociale ndërsa të fundit pengohen, frenohen nga to. Kjo marrëdhënie ndërmjet lirisë
së individëve për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe mundësitë e kufizuara është
çështja kryesore që ka të bëjë me problemin e racës dhe etnisë në punë.
Familjet apo punët e shtëpisë ku një ndarje punësh ekziston ndërmjet meshkujve
dhe femrave, sigurojnë kushte që si meshkujt dhe femrat të punojnë në shoqëri.
Femra në këtë rast eviton punët e shtëpisë sepse vetë shoqëria interesohet të kryejë
shërbime të cilat i zëvendesojnë punët e shtëpisë (për shembull larja e rrobeve në
lavanderi, ushqimi i restoranteve etj) ndikojnë në zbutjen dhe eleminimin e pabarazisë
gjinore.
Femrat nëpërmjet arsimimit ashtu sikurse meshkujt mund të aktivizohen në fusha

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT