Si do të ndryshoje gjuha shqipe
Author | Sadiona Abazaj |
Pages | 199-204 |
199
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Si do të ndryshoje gjuha shqipe
Sadiona Abazaj
Abstrakt
Përsa i përket temës në lidhje me “Gjuhen Shqipe” mund të them se përbën një objekt shumë
të rëndësishëm studimi. Kjo dhe për vetë faktin se ka vlerënmëtë madhe në sfondin historik-
kulturor shqiptar, dhe sepse janë ngritur shumë pikëpyetje për standardizimin e toskërishtes
dhe lënien mënjane ose mos integrimin e gegërishtes në gjuhën standarde, si dhe përpjekjet
për të bërë ndryshime në kohën e sotme në këtë gjuhë.
Artikulli përbëhet nga parathënia, hyrja, tre kapitujt: 1) Toskërishtja si Gjuhë Standarde, 2)
Problemi i Integrimit të Gegërishtes dhe 3) Paskajoriadhe në fund epilogu dhe biblografi a. Tre
kapitujt janë ndarë paraprakisht në lidhje me historinë e gjuhës shqipe nga Kongresi i parë për
standardizimin e gjuhës shqipe deri në ditët e sotme.
Fjalet kyçe: Gegërishtja, toskërishtja, paskajoria, standardizim, integrim.
Hyrje
“Një gjuhë e përbashket përtej caceve shtetërore,mbetet shprehja e një njesie
nacionale dhe një shkallë të caktuar të kulturës dhe bashkësise që e fl et.Përpjestimi
është i karakterit të drejte, në mënyre që sa më e forte të jetë ajo njesi, sa më e ngritur
ajo shkallë kulture, aq më e formuar paraqitet gjuha e përbashket si në të folur dhe
sidomos në shkrim.”, kështu shprehej profesori Eqerem Cabej, një nga njohësit dhe
studiuesit më të përkushtuar të gjuhës shqipe, në një ̲ alim të mbajtur në kongresin
e drejtshkrimit të gjuhës shqipe në vitin 1972. Cabej rradhiti para gjithë delegatëve
domosdoshmërine e njëhësimit të gjuhës sone, një gjuhë e cila do të qëndronte
përmbi dialektet, me një madhësi mbidialektore dhe në njefare mënyre emëruesi i
përbashkët dhe sinteza e tyre.Ajo paraqet një realitet dhe njëkohesisht rezultatin e
një abstraksioni të formuar gjate kohës, në mënyrë që nuk përputhet me një dialekt
territorial të caktuar, as edhe me dialektin që përbën bazën e saj.”MjaW më, mëndasi
gjuhësore sipas dialekteve, sepse këto janë shumë të rrezikshme për fatin e kombit”-u
kujtonte Cabej të pranishmëve në këtë kongres.1
Pas argumentëve shkencore por edhe patriotike të gjuhëtarit Cabej por edhe shumë
të tjerëve të W uar në kongres, të gjithë votuan unanimisht standartin e vendosur
tashmë të gjuhës shqipe. Të gjithë ne nga jugu në very, do të fl isnim një norme që
kishte në themel toskërishten. Atëherë u tha se ishte një shkrirje mes toskërishtes
dhe gegërishtes,por faktet treguan se gati dhjetë përqind e standartit do ti përkiste
gegërishtes e pjesa tjetër binjakes së saj toskë. Në atë kohëaskush nuk foli, askush nuk
kundërshtoj dhe nëse do të kishte opozitar nuk do të guxonin të hidhnin argument
kundër gjuhës së vendosur tashmë nga partia, por edhe nga gjuhëtarët.
1 ‘Gjuha shqipe,pjese e kultures kombetare’, Artikull në Gazetën Drita nga Zehrudin Dokle,16
Mars 2003,faq.10
To continue reading
Request your trial