Drama e fundit për burgun - 'Përplasjet' e Ekrem Kryeziut Art-Kulturë

AuthorEmini Z. Emin
PositionUniversiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve
Pages170-176
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
170
Drama e fundit për burgun - “Përplasjet” e Ekrem Kryeziut
Art-Kulturë
Mr. Emini Z. Emin
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve
Abstrakt
Drama “Përplasjet” e Ekrem Kryeziut është dramë për burgun. Për burgun politik të
shqipatrëve të Kosovës në sitetemin komunsit e totalitar të ish-Jugosllavisë.
“Përplasjet” është një realiteti artistik që është ndërtuar mbi tharmin e realitetit jetësor,
madje të jetuar nga vetë autori i dramës. E, në këtë realitet artistik jetojnë dy personazhe
dramaturgjike: Ceni dhe Toni. Në mes tyre është Eva, një pesonazh fiktiv, e cila, në këtë
ambient, po ashtu, vjen nga realieti “jetësor”, vjen nga një moment jete fiksuar në një
shkrepje fotoaparati (vjen nga një fotografi). Tashti, të dy personazhet e gjalla
dramaturgjike, Ceni e Toni duhet të ballafaqohen, përpos me shumë sfida të tjera jetësore
edhe me personazhin-fotografi, e cila bëhet e gjallë, bëhet realitet jetësor i tyre brenda
realitetit artistik të Ekrem Kryeziut. Pra, Ceni si personazh jetësor i një realiteti artistik,
përmes imagjinatës së tij krijon personazhin “artistik” Evën, njësoj, siç autori i dramës
“Përplasjet” ka krijuar personazhet e realitetit artistik nga personazhet e realitetit jetësor.
Në këtë dimension, autori i dramës, E. Kryeziu dhe Ceni, janë krijues personazhesh
artistike, anipse vet Ceni është persoanazh i krijuar artistik (nga autori i dramës). Kjo
nuk paraqet ndonjë veçanti të kësaj drame, sepse kjo mënyrë e krijimit është e njohur
dhe e lëvruar shumë më parë nga autorë të tjerë, (duke u nisur nga Luigi Pirandello, me
vepërën e tij “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” e deri te bashkëkohaniku Milazim
Krasniqi me etnodramën “Monedha e Gentit”), por veçantia gjendet te një dimension
tjetër, që i jep dallim kardinal veprës dhe autorit të saj. E, ky dallim nuk gjendet as në
faktin se E. Kryeziu e ka përjetuar burgun-realitetin jetësor, të cilit, ma pastaj, i ka dhënë
azil në realiet artisitik (dramaturgjik-skenik), por gjendet në faktin se autori i dramës
“Përplasjet” ka zëvendësuar deri në sakrificë lirinë personale etike me idhujtarinë estetike
letrare-skenike. Ky është, pra, dimensioni kardinal nga i cili buron vlera artistike dhe
kënaqësia estetike.
Fjalët kyçe: Realitet jetësor-realitet artistik, personazhe, dramë ironike, vlerë estetike.
Hyrje
Cikli i dramave të Ekrem Kryeziut që për tematologji të tyre kanë burgun, kujtoj,
përmbyllet me dramën “Përplasjet”, (Universiteti Vizioni Europian, Pejë, 2008), e
cila është ndërtuar në relacionet e realitetit jetësor si imitim i tij dhe artit si imitim i
veprimit dhe mendimit për të krijuar një produkt dramaturgjik-skenik me vlera
ideo-estetike, gjithnjë në bazë të parimit se arti është vlerë e civilizimit dhe
njëkohësisht është vlerë që i mjafton vet-vetës (parnasizëm).
Metodologjia krijuese e Kryeziut në dramën “Përplasjet” ka ecur, të thuash, nëpër
tehun e shpatës, në mes të realitetit jetësor dhe realitetit imagjinar artistik. Si e tillë
“Pëplasjet” është krijuar mbi parimet kundërthënse, mbi përplasjet e dy realiteteve,
por është krijuar duke u mbështetur edhe në sintetezën e linjave dualiste: arti është

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT