Drejt neuroarkitekturës si model përparimtar shkencor në disiplinat projektuese

AuthorNada Ibrahimi
PositionMunicipality of Tirana, Sheshi Skenderbej, Nr.2, Tirana, Albania,
Pages164-172
164
Vol. 6 No.1
May, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Drejt neuroarkitekturës si model përparimtar shkencor në disiplinat
projektuese
PhD (C.) Nada Ibrahimi
Municipality of Tirana, Sheshi Skenderbej, Nr.2, Tirana, Albania,
Abstrakt
Ekzsiston një marrëdhënie reciproke midis mjedisit të ndërtuar edhe sjelljes së individit
shprehur në formulën e Lewin (1936), mes së cilës ai pohon se sjellja e individit jepet
si funksion i t personalisht dhe mjedisit që e rrethon: B = ƒ (PE), ku P (person = individi)
dhe E (environment = mjedis) janë variabla të pavarura, të cilat do të determinojnë sjelljen
humane B (behavior). Si bazë e saj paraqiten dy shtylla thelbësorë: njeriu dhe mjedisi ku ai
jeton. Nisur nga ky pohim e duke u drejtuar drejt proçeseve të projektimit apo plani kimit,
duhet qartësuar se synimi i kët publikimiështë të trajtojë njeriun si një element unik i cili
përcaktohet nga trinomi tru – trup – shpirt (mind – body – spirit) si dhe mjedisin si materien
zike ku ai ndërvepron. Ky i fundit, duke përfshirë por jo duke u limituar në formën zike të
objekteve, zhvillimeve, hapësirave, rrugëve apo edhe qyteteve speci ke. Pra, standarti i kët
botimi llimisht formatohet nga qasja e mësipërme dhe tenton të kuptojë më tej sesi njerëzit
perceptojnë dhe përjetojnë hapësirat e ndërtuara sa i përket kuadrit biologjik që i identi kon
Fjalë kyçe: Neuroshkenca, arkitektura, mjedisi i ndërtuar, truri human, paradigma e re.
Hyrje
Më shumë se 2000 vite më parë, Vitruvius ne vëllimin De Architectura (i publikuar
si Ten Books on Architecture), shprehet për tre cilësitë ku duhet të përqëndrohen
proçeset e projektimit. Konkretisht, duke analizuar objektin si produktin de nitiv
të llogjikës së arkitektit, ai i trajton si vlera të domosdoshme pikërisht qëndruesh-
mërinë, dobinë dhe e bukurinë e t ( rmitas, utilitas, venustas).1 Këtë referim e bën
në publikimin e t (Eberhard, 2009)2 , i cili referuar marrëdhënies së individit jo vetëm
me ndërtesën por me të gjithë mjedisin, mendon se ende sot triniteti Vitruvian është
shumë pak i kuptuar. Akoma më herët, njeriu primitiv ishte i prirur të zgjidhte habi-
tatin ku banonte (habitat selection), si një s dë për mb etesë, duke përforcuar kështu
pohimin modern se invidi gjithnjë ka reguar psikologjikisht në lidhje më hapsirën.
Pra ndjeshmëria e t në raport me vendin, mjedisin e ndërtuar apo natyral që e rre-
thon është faktor i cili ka nisur të trajtohet teorikisht të paktën 50 vitet e fundit, pa-
varësisht zana llës së hershme. Gjithashtu, disiplinat projektuese apo plani kuese,
të zhvilluara bollshëm dy shekujt e fundit, janë munduar të trajtojnë mjeshtërisht
hapsirën në përgjithësi apo objektin në veçanti. I shqetësuar, duke e parë fenomenin
nga këndvështrimi i arkitektit, Gordon Chong (2009) shprehet se të vetmet zhvillime
të cilat kanë favorizuar proçeset e projektimit vitet e fundit janë të lidhura më risitë në
modelimin kompjuterik të materialit gra k.3 Bëhet alë për zhvillimet teknologjike,
1 John B. Eberhard, (2009), “Applying Neuroscience to Architecture”, Neuron 62, June 25. Pg 753-756.
2 John B. Eberhard, (2009), Brain Landscape: The Coexistence of Neuroscience and Architecture, New York:
Oxford University Press.
3 John B. Eberhard, (2009), Brain Landscape: The Coexistence of Neuroscience and Architecture, New York:

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT