E drejta për informim e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore

AuthorEnkeleda Osmani - Dorina Hoxha
PositionProkurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres - Fakulteti i Drejtesise, UT
Pages87-97
87
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
E drejta për informim e viktimave të traf‌i kimit të qenieve njerëzore
Enkeleda Osmani
Prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres
Prof.Asoc. Dr. Dorina Hoxha
Fakulteti i Drejtesise, UT
Abstrakt
Jo vetëm sot, por edhe në të kaluarën, viktima e krimit ka qenë e njohur si nocion, si subjekt i
aktit kriminal, por nuk është marrë në konsideratë nevoja e saj për një mbrojtje apo kompensim
të domosdoshëm. Pozita e vështirë e viktimës së krimit është e njohur që nga sistemet e hershme
të drejtësisë (Archon Books, 1967, 383). Mirëpo, edhe në këtë kohë edhe shumë e shumë kohë
më vonë pozita e viktimës nuk është përmirësuar sa duhet. Në aspektin historik vërehet
përpjekja e autorëve të ndryshëm për të kontribuar, për të vënë në pah domosdoshmërinë e
njohjes me nevojat e viktimës që ka pësuar nga krimi, për ta njohur raportin e saj me kryesin
dhe nevojën për mbrojtje. Në fund të viteve 1970 dhe f‌i llimi i viteve 1980, në shumë vende,
është bërë një ngritje e përgjithshme e vetëd̀ es mbi nevojën e përqendrimit të vëmendjes në
viktimat e krimit dhe për të siguruar një sistem të gjithanshëm të drejtësisë. Në këtë drejtim ka
qenë shumë me rëndësi kontributi i Këshillit të Evropës dhe OKB-së për mbrojtjen e viktimave
të krimit që konsiston kryesisht në nxjerrjen e një numri të madh të akteve juridike për këtë
qëllim. Pozita e viktimës së krimit historikisht ka ndryshuar shumë. Nga pozita kur të drejtat
e saj nuk janë mbrojtur me ligj, vetëm është njohur si subjekt i krimit dhe është shfrytëzuar
si burim provash, derisa tani te drejtat e saj janë njehsuar plotësisht me të drejtat e njeriut në
tërësi. Në funksion të kësaj janë miratuar dhe fuqizuar shumë akte juridike. Por, prapë mbetet
shumë aktuale nevoja për të përmirësuar statusin juridik të viktimave të krimit sidomos ne
vendet që nuk kanë bërë sa duhet në këtë drejtim.
Fjale kyçe: informim, viktime, kompensim, dokumente nderkombetare.
Hyrje
Trajtimi i viktimave të krimit nga policia dhe marrja në pyetje e tyre pasi të jetë kryer
vepra, kontakti i parë i viktimës me sistemin e drejtësisë bëhet zakonisht përmes
policisë dhe ky kontakt mund të vazhdojë gjatë një pjese të konsiderueshme të
procesit gjyqësor. Nga ky kontakt do të varen shumë rrjedha të procedurës lidhur
me mbrojtjen e viktimave dhe kompensimin e tyre, por edhe lidhur me një punë më
ef‌i kase për parandalimin e krimit dhe viktimizimit në shoqëri. Bashkëveprimi i parë
ndërmjet policisë dhe viktimës është thelbësor edhe në lidhje me atë se si viktima do
ta përballojë viktimizimin dhe do ta rimarrë veten (Elezi, Hysi, 2006, 199).
Në këtë drejtim është me rëndësi që ndihma e parë dhe mbrojtja e personave me
nevojë f‌i llimisht të ofrohet nga organet shtetërore dhe të koordinohet nga to, këtu roli
i policisë është shumë me rëndësi.
Çështje me rëndësi por edhe mjaW delikate me rastin e procedimit policor është edhe
marrja në pyetje e viktimave. Për këtë edhe aktet ndërkombëtare rekomandojnë që

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT