E drejta për një proces të rregullt ligjor në aspektin Kushetues dhe Konventës Europiane të të drejtave të njeriut

AuthorSabina Meta
PositionAvokate Shteti pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit
Pages424-436
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
424
E drejta për një proces të rregullt ligjor në aspektin Kushetues dhe Konventës
Europiane të të drejtave të njeriut
Studente Doktorature Sabina Meta
Avokate Shteti pranë Avok atu rës së Përgjithshme të Shtetit
Abstrakt
E drejta për një proces të rregullt ligjor (në kendvështrimin penal), ështe e dretja që u njihet
subjekteve të procedimit penal lidhur me katalogun e garancive procedurale qe u ofrohen këtyre
subjektëve si pasoje e pozicionimit te tyre në procedimin gjyqësor ku ato bëjnë pjesë. E drejta për
një proces të rregullt ligjor nënkupton, të drejtën që ka cdo individ që cështja e tij të shqyrtohet
me drejtësi,publikisht(me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj, ku publiciteti është i
kuzuar ), brenda një afati të arësyeshëm, nga një gjykate e pavarur dhe e paanshme ,e krijuar
me ligj ,e cila vendos lidhur me cdo akuze të ngritur ndaj individit ku cdo person i akuzuar për
nje shkelje të ligjit prezumohet i pafajshem derisa fajesia e tij të provohet ligjerisht me vendim të
formës së prerë. E drejta për një proces të rregullt ligjor nënkupton njëkohësisht respektimin e
drejtes së të dyshuarit për informimin të menjëhershëm brenda një afati sa me të shkurtër të
akuzës në drejtim të tij, ne gjuhën që e ai e kupton dhe të drejtën për një përkthyes falas nëse nuk
kupton gjuhën e procedimit, si dhe dhënien e kohës së mjaueshme,mundësite e nevojshme për
realizuar mbrojtjen e tij,mbrojtje e cila mundësohet permes një avokati të zgjedhur nga ai vete
ose kryesisht.Përmes kësaj teme do të mundohem të trajtoj të drejtat,liritë,garancitë procedurale të
njohura nga Kushtetuta e Republikës së Shqiperise dhe Konventa Europiane e të Drejtave të njeriut
për subjektët e procedimit penal përmes së cilës transmetohet mesazhi që asnjë person nuk mund
deklarohet fajtor për një vepër penale pa një vendim përfundimtar të formës së prerë dhënë
nga Gjykata në formën e kërkuar nga ligji. Qëllimi I trajtimit të kësaj teme është pikërisht nxjerrja
pah e garancive që u ofrohen të dyshuarit, akuzuarit, pandehurit që është subjekt I procedimit
penal, evidentimi I ekzistencës së tyre de jure dhe zbatimi praktik I tyre apo dhe raste të cënimit de
facto të tyre nga organet shtetërore dhe të drejtësisë.Me të drejtë lind pyetja se cilat jane të drejtat
e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventës Europiane të të Drejtave të
Njeriut, c farë parashikohet, si qëndrojnë ato të shtrira në planin praktik c fare risish sjell praktika
gjyqësore, Kushtetuese, Unikuese dhe Praktikën e Strasburgut , konstatohen apo jo shkelje gjatë
zbatimit konkret praktik?Pra të gjitha këto që cituam më lart ne mënyrë të përmbledhur do ti
pasqyrojme me anë të këtij punimi duke evidentuar nkohësisht faktin e ekzistencës de jure të
tyre, të zbatimit konkret praktik ku njekohësisht do të dalin ne pah dhe cënime të garancive dhe
të drejtave procedurale qe u ofrohen apo që nuk u ofrohen subjektëve të procedimit penal duke
sjellur si pasoje cënimin e lirive të drejtave dhe garancive Kushtetuese dhevte drejtave të njohura
nga Konventa Europiane e të drejtave të njeriut në këtë aspekt.
Fjalet kyce: Proces I rregullt ligjor, këndvështrim penal, praktikë Unikuese, Kushtetuta e Republikës
së Shqipërisë, Konventa Europiane e të drejtave të njeriut.
Cështje Nr 1 : E drejta për një process të rregullt ligjor, kuptimi sipas Kushtetutës
dhe Konventës Europiane të të Drejtave të njeriut.Kuptimi dhe citimi ligjor.
E drejta e individit për një proces të rregullt ligjor ,dhe publik zë një vend të rëndësishëm

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT