E drejta për t'u informuar për natyrën dhe shkakun e akuzës

AuthorEnkeleda Osmani
PositionProkurore prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres
Pages18-26
18
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
E drejta për t’u informuar për natyrën dhe shkakun e akuzës
Enkeleda Osmani
Prokurore prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres
Abstrakt
Kur një person është i akuzuar për një vepër penale, lind një detyrim i mëtejshëm për
autoritetet përkatëse, që të marrin hapa aktivë për të siguruar atë person me informacion të
detajuar rreth akuzës kundër t̀ dhe për të siguruar se e kupton atë. E drejta e të akuzuarit për
t’u informuar për natyrën dhe motivet e akuzës duhet të konsiderohet në këndvështrimin e të
drejtës së t̀ për të përgatitur mbrojtjen. Kështu, nëse gjyqtarët e themelit disponojnë, kur kjo
e drejtë u është njohur në të drejtën e brendshme, mundësinë për të rikuali kuar faktet, ata
duhet të sigurohen që të pandehurit kanë pasur oportunitetin të ushtrojnë të drejtën e tyre të
mbrojtjes në mënyrë korrekte dhe efektive. Qëllimi i kët̀ punimi është të japë një vështrim të
përgjithshëm mbi të drejtën për t’u informuar për natyrën dhe shkakun e akuzës, ndalur në
parashikimet ligjore, si edhe praktikën gjyqësore.
Fjalë kyçe: informim, proces, akuzë, praktikë.
Hyrje
Të gjithë shtetasit që janë arrestuar kanë një të drejtë themelore për të kuptuar se
pse ata janë duke u privuar nga liria. Neni 5 (2) i KEDNJ-së thotë se “Secili person i
arrestuar duhet të informohet menjëherë, në një gjuhë që ai e kupton, për arsyet e arrestimit
të t̀ dhe akuzës kundër t̀. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (“GJEDNJ”),
ka shpjeguar se kjo është një mbrojtje thelbësore kundër trajtimit arbitrar dhe pjesë
përbërëse e skemës së mbrojtjes së ofruar nga neni 5 (Shamayev dhe Te tjere v. Georgia
dhe Rusi, GJEDNJ, 2005 para. 413)
Fjala “Arrestim” ka një kuptim autonom dhe i referohet momentit në të cilin një
person është privuar nga liria e t̀ (Van der Leer v. Hollande, GJEDNJ, 1990). Të
gjithë të burgosurit duhet të sigurohen me këtë informacion në mënyrë që ata të
mund të s dojnë ligjshmërinë e paraburgimit të tyre. Sipas KEDNJ-së, “Cdokush, i
autorizuar të ndërmarrë procedura duhet të ketë ligjshmërinë e paraburgimit, nuk mund të
bëjë përdorimin efektiv të kësaj të drejte, përveç nëse ai ose ajo është menjëherë dhe në mënyrë
adekuate i informuar për arsyet ku është mbështetur privimi nga liria e t̀ ”. Informacioni
duhet të jetë i shprehur në mënyrë që personi të mund ta kuptojë, duke përdorur
“gjuhë të thjeshtë, jo teknike”, dhe ajo duhet të mbulojë “Bazat ligjore dhe faktike”
për arrestimin (Fox, Campbell dhe Hartley v the UK, GJEDNJ, 1990).
Në Fox, Campbell dhe Hartley kundër Mbretërisë së Bashkuar KEDNJ-ja deklaroi se
ishte e pamjaW ueshme për një o cer arrestimi thjesht për t’u treguar të dyshuarëve
që ata u arrestuan në bazë të një ligji të veçantë me dyshimin se qenë terroristë. Në
vend të kësaj, ata duhet të ishin informuar për “arsyet pse ata ishin të dyshuar për të qenë
terroristë” dhe të “përfshirjes së tyre të dyshuar në akte të veçanta penale dhe anëtarësimit të
tyre të dyshuar në organizatë të paligjshme” .

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT