Të drejtat e të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar në procesin penal

Pages28-38
28
Vol. 8 No.2
September, 2022
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Të drejtat e të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar në procesin penal
Olgert Rumnici
Prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Abstrakt
Në këtë punim do të përpiqemi të trajtojmë në mënyrë të përmbledhur të drejtat e viktimës
në procesin penal ose dëshmitar. Termi “viktimë” në procesin penal u prezantua për herë
të parë në legjislacionin procedural penal me ndryshimet ligjore të ligjit nr. 35/2017 dhe me
miratimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur (ligji nr. 37/2017). Ky term zëvendësoi
termin i dëmtuar nga vepra penale që njihte K.Pr.Penale për subjektin, i cili pësonte dëm
nga vepra penale. Ndryshimi i terminologjisë, që imponohej nga përafrimi i legjislacionit të
vendit tonë me normat komunitare dhe ato ndërkombetare, u shoqërua me një konceptim
të ri të pozitës së viktimës1 në procesin penal (Direktiva 2012/29/be e Parlamentit Evropian
dhe të Këshillit e datës 25 tetor 2012, Mbi vendosjen e standardeve minimum për të drejtat,
mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit, e cila ka zëvendësuar Vendimin Kornizë të
Këshillit 2001/220/JHA). Ky konceptim i ri i pozitës së viktimës në procesin penal bazohet në
njohjen dhe garantimin e një sërë të drejtash, një pjesë e të cilave njihej dhe më parë, por për
shkak të mungesës së mekanizmave efektivë për ushtrimin e tyre, kishin mbetur në kuadrin
deklarativ. Pikërisht, evidentimi i këtyre të drejtave, disa prej të cilave kanë natyrë procedurale,
do të jetë objekti i këtij punimi dhe përpjekja për të ofruar një qasje krahasuese ndërmjet Kodit
të Drejtësisë Penale për të Mitur (në vijim KDPM) dhe Kodit të Procedurës Penale (në vijim
K.Pr.P) lidhur me to.
Fjale Kyçe: Të drejtat e të miturit, viktimë, dëshmitar, proces penal, Shqipëri.
1. Hyrje
Nga një krahasim i dispozitave aktuale dhe atyre përpara ndryshimeve ligjore, lidhur
me të drejtat me natyrë procedurale, si njoftimi i vendimmarrjeve, njoftimi i seancës
gjyqësore, e drejta për të kërkuar procedimin e fajtorit, shpërblimin e dëmit, për të
kërkuar marrjen e provave etj., rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë
qenë të parashikuara edhe përpara ndryshimeve ligjore të vitit 2017. Në vlerësimin
tim, dallimi thelbësor ka qendruar në faktin që organet proceduese, konkretisht
prokuroria në fazën e hetimeve paraprake dhe gjykata në fazën e gjykimit, përpara
ndryshimeve ligjore, kanë ndjekur një praktikë të gabuar lidhur me pozitën e të
dëmtuarit nga vepra penale. Ky argument merr për bazë kryesisht dhe kuzohet
brenda kornizës së aspekteve procedurale të procesit penal, pasi me ndryshimet
ligjore të vitit 2017 janë njohur edhe të drejta të tjera me rëndësi që kanë në thelb
natyrë sociale dhe ekonomike. Megjithëse, çështja e krahasimit midis dy periudhave
para dhe pas ndryshimeve ligjore të vitit 2017, mund të ketë ende vend për diskutim,
trajtimi ynë fokusohet në një kategori specike të viktimave të veprave penale, e
konkretisht të miturit si viktimë në procesin penal dhe/ose si dëshmitarë.
1 Sipas direktivës 2012/29/BE, me termin viktimë kuptohet një person zik që ka pësuar dëm, duke përfshirë
dëmtim zik, mendor ose emocional ose humbje ekonomike e cila është shkaktuar drejtpërdrejt nga një vepër
penale

Get this document and AI-powered insights with a free trial of vLex and Vincent AI

Get Started for Free

Unlock full access with a free 7-day trial

Transform your legal research with vLex

  • Complete access to the largest collection of common law case law on one platform

  • Generate AI case summaries that instantly highlight key legal issues

  • Advanced search capabilities with precise filtering and sorting options

  • Comprehensive legal content with documents across 100+ jurisdictions

  • Trusted by 2 million professionals including top global firms

  • Access AI-Powered Research with Vincent AI: Natural language queries with verified citations

vLex