Drejtësia penale tek të miturit në shërbimin e provës

AuthorJuna Muça - Anduena Karapici - Ina Kokëdima
PositionUniversiteti i Tiranës
Pages331-338
331
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Drejtësia penale tek të miturit në shërbimin e provës
MSc. Juna MUÇA
Universiteti i Tiranës
MSc. Anduena KARAPICI
Universiteti i Tiranës
MSc. Ina KOKËDHIMA
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Shërbimi i Provës duke qënë pjesë e sistemit të drejtësisë penale, është institucioni që
mbikqyr në mënyrë të vazhdueshme autorë të ndryshëm të veprave penale. Evidencat
tregojnë që dënimi me burgim, jo vetëm që nuk ndihmon në rehabilitimin e këtyre
autorëve, por i nxisin ato në kriminalitet të mëtejshëm, duke krijuar një proçes zinxhir
lirimi dhe burgimi për të dënuarin. Burgimi shkakton edhe fillimin e ciklit të varfërisë,
humbjen e vendeve të punës, dobësimin e mundësive për punësim, dëmtimin e
marrëdhënieve ndërpersonale dhe shtimin e rreziqeve shëndetësore për shkak të
mbipopullimit (Buletini i Shërbimit të Provës, V. II, Tiranë, 2011, fq.13). Kjo problematikë
vjen e bëhet më e ndjeshme kur bëhet fjalë për të miturit, kategori e cila kërkon një
trajtim më të kujdesshëm nga sistemi i drejtësisë penale. Në këtë kuadër, aplikimi i
dënimeve alternative vlerësohet si një mundësi që i jepet kësaj grupmoshe për të mos u
bërë pjesë e krimit, dhe për të pasur një shans për tu riintegruar në shoqëri. Qëllimi i
masave alternative është të reduktojë dhe minizojë dëmin e caktuar nga vepra penale e
kryer dhe të reduktojë përfshirjen e individit në sistemin e drejtësisë penale.
Tema do të hedhë një vështrim kriminologjik mbi subjektet e mitur për të cilët mund të
jepen alternativat e dënimit me burgim, të cilat jepen nga gjykata bazuar në kritere
ligjore që kanë të bëjnë me veprën penale dhe subjektin. Në përfundim tema do të japë
disa rekomandime duke u bazuar në konkluzionet e nxjerra nga studimi.
Fjalët kyçe: shërbimi i provës, të mitur, dënime alternative.
Hyrje
Shërbimi i Provës ekziston në shumë vende të ndryshme të botës. Ai është prezent
në çdo kulturë apo regjim politik. Efekshmëria e mënyrës se sa ai shërben pozitivisht
për komunitetitn, është e ndryshme nga njëri vend tek tjetri.
Prej gjatë vitesh “Shërbimi i proves” është pjesë e sistemit të drejtësisë penale, është
një organ shtetëror i centralizuar, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe ka filluar
funksionimin e tij në maj të 2009 (Buletini i Shërbimit të Provës, V. I, Tiranë, 2010,
f. 4). Deri më tani ka mbikëqyrur dhe mbështetur zbatimin e dënimeve alternative
për më shumë se 4453 subjekte, nga të cilet 15% janë të mitur (Buletini i Shërbimit
të Provës, V. II,Tiranë, 2011, fq.15). Funksioni bazë i këtij shërbimi është mbikëqyrja

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT