Dy specie të reja në listën e peshqëve të shqipërisë

AuthorGegë Ndoka
PositionGjimnazi jopublik 'Rogacionistet', Lezhë
Pages70-87
70
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Dy specie të reja në listën e peshqëve të shqipërisë
Msc. Gegë Ndoka
Gjimnazi jopublik “Rogacionistet”, Lezhë
Abstract
In this article are scienti cally described, morphological and bio-metric features, ecology,
distribution, scienti c and economic importance, status, location and time of capture for two
new species in Albania. Also there are brie y described some of the key data for 32 other species
that are caught in the lagoons of Lezha Kune and Vain. The aim of this work was to study and
listing of sh species for these lagoons, but two species not known until now in Albania, were
discovered during research work, which forms the basis of this article. The research paper is
based on the original conserved biodiversity in these lagoons, which includes species that do
not apply to sheries. Based on original material gathered during a year, I have described 34
species classi ed in 9 orders, 17 families and 27 genus. The importance of this study lies in
the fact that these species are not listed previously by other author and for the rst time, they
listed scienti cally highlighting two new species of sh within Albania. With the listing of
these species is given a more complete con guration and accurate sh diversity Kune-Vain
lagoon. In this article, it is succinctly described fauna and ora of the area, hydrology, some
physico-chemical characteristics of wastewater lagoons, and climatic features. To provide
the requested information is scienti c study based on research, comparative, interactive and
laboratory methods. Referring to this resource with ecological, economic, tourist, scienti c
and didactic, I recommend that institutions management, research and scienti c perform full
investment toward a deeper study of all biological diversity of these wetlands that comprise
the main habitat and his heart, and that have a value in preserving the diversity of irreplaceable
national and international living species.
Fjalët kyçe: Species, morphology, Lagoon, Kune-Vain, sh.
Hyrje
Lagunat shquhen si zemra të ekosistemeve bregdetare me habitate shumë të
përshtatshme për diversitet të lartë biologjik. Në këto laguna konsevohet një fond i
gjallë natyror që veshtirë të gjendet në ekosisteme të tjera, Peshqit janë rruazorët më të
përshtatshëm për këto ujra ku i jepet mundësia e shfrytëzimit të kripshmerisë së lartë
e të ulët, në varësi të stineve vjetore, prandaj këto mjedise janë shumë favorizuese për
të bërë kerkime shkencore mbi biodiversitetin. Nga të dhënat paraprake rezultoi se
për lagunat në përgjithësi në Shqipëri mungonjë studime shkencor të kësaj natyre, e
në veçanti për Lagunat Kune dhe Vain të Lezhës nuk rezultoi asnjë studim i mir lltë
shkencor për listimin e peshqëve të kapura në këto laguna, e për rrjedhojë, një studim
i tillë ishte i nevojshëm si një vlerë më tepër në fushën e shkencës natyrore. Ky studim
është rezultat i një pune kerkimore një vjëçare të realizuar gjatë përiudhës Dhjetor
2011-Dhjetor 2012, ku janë përshkruar karakteristikat e pergjithshme dhe speci ke
të llojeve të peshqeve lagunor, matjet biometrike, sistematika, veçoritë dalluese,
ekologjia e tyre, përhapja dhe rëndësia ekonomike e shkencore, statusi i tyre etj.
71
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Punimi bazohet në fondin original të ruajtur në këto laguna. Bazuar në materialin
original, është bërë një përshkrim i saktë e në menyrë shkencore i 34 specieve
kapura në këto laguna, duke u referuar në literaturat keyesore të autorëve më të
njohur shqiptar e të huaj. Rëndësia e këtij studimi qendron në faktin se për herë të
parë listohen shkencerisht speciet e peshqeve të sistemit lagunor Kune-Vain dhe
statusi i tyre duke veçuar këtu dy specie të reja të kapura të cilat i shtohen për herë të
parë listës së peshqëve të Shqipërisë.
Nga 349 speciet e peshqëve të regjistruara në Shqiperi, sipas(Dhora, 2010), në sistemin
lagunor Kune-Vain janë kapur, fotografuar e përshkruar 34 specie të klasi kuara në
9 rende, 17 familje dhe 27 gjini, nga të cilat veçojmë 2 specie të familjës Gobidae,
pikerisht: Pomatoschistus marmoratus dhe Zosterisessor ophiocephalus, që shtohen
për herë të parë në listën e pëshqëve të Shqipërisë, duke e quar këtë listë në 351 specie.
Punimi shoqerohet me foto origjinale të specieve. Këtujepet literatura e përdorur për
qellime studimore në këto laguna.
Për realizimin e kësaj pune falenderoj pedagogët e Fakultetit të Shkencave Natyrore të
USH ”Luigj Gurakuqi” Shkoder, drejtuesit, ishdrejtuesit dhe specialistët e peshkimit,
si dhe në menyrë të veçantë peshkatarët e zonës Kune-Vain, që më mbeshtetën gjatë
gjithë kohës së kryerjës së studimit.
Të dhëna të përgjithshme mbi sistemin lagunor Kune-Vain
Pozita gjeogra ke
Sistemi lagunor kune-Vain bën pjesë në Ultësirën Perendimore të zonës
Mesdhetare Fushore të Shqipërisë Veriore, buzë detit Adriaetik, midis paralelit 41o50’
dhe meridianit 19o40’, 5 km në perendim të qytetit të Lezhës. Shtrihet në të dy anët e
lumit Drin në formë brezi me gjatësi 10 km dhe gjërësi 1.8-5 km, me një sipërfaqe 2297
ha, me një vij ë bregdetare 16.2 km të ndara:
1.Sipërfaqe ujore-50.4%
2.Pyje-10.4%
3.Sipërfaqe e përmbytur nga uji, ligatina, pellgje uji-26.6%
4.Kanale, rrugë, ndertesa, kullota, tokë arë-8.8%
5.Plazhe-4.4%
Masivi Kune-Vain është formuar nga veprimtaria tektonike dhe energjia e lumit
Drin. Produktet e imëta të alternimit në formë llumrash u transportuan nga rrymat e
ujrave dhe u vendosën në pellgun detar në Delten e lumit Drin e cila është mbushur
intensivisht me depozitime aluvionale që u zhytën drejt detit Adriatik, ndersa në veri
e në lindje ato ku zohen nga zona malore me pwrbwrjw kryesisht gelqerore.
Karakteristikat zike
Nr Parametrat Njesia Kune Vain
1Gjatësia maksimale m 5800 3750
2Gjerësia maksimale m 950 2000
3Thellësia maksimale m 5 4.5
4Thellësia mesatare m 1 1
5Sipërfaqe ujore ha 250 850

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT