Edukata dhe arsimi në Dibër nga lashtësia deri në periudhën e parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare

AuthorFatjon Kica
Pages197-203
197
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Edukata dhe arsimi në Dibër nga lashtësia deri në periudhën e parë të
Rilindjes Kombëtare Shqiptare
Fatjon Kica
Abstrakti
Kultura origjinale e etnosit ilir përbën një nga trashgimnitë më të vlefshme dhe interesante, në
kuadrin e qytetërimeve të lashta mesdhetare. Ajo veçanërisht në periudhën antike, përfshin
edhe aspekte të tilla të përparuara siç janë edukata dhe arsimi. Formimi i tyre ka karakter
historik dhe u kushtëzua nga nevojat dhe kërkesat e një shoqërie që kaloi nga bashkësia
primitive në një organizim të zhvilluar të tipit skllavopronar. Në periudhën e Mesjetës rol të
rëndësishëm në veprimtarinë kulturore dhe arsimore luajti kisha e krishterë. Kurse me pushtimin osman
të këtyre trojeve, lloi gradualisht të përhapet dhe zhvillohet islamizmi nëpërmjet institucioneve të
ndryshme fetare dhe kulturo-arsimore.
Fjalët kyçe: Edukata, Kultura, Arsim.
Hyrje
Në lashtësi, Ilirët dhe rrjedhimisht edhe si i penestëve, përbënin një nga popullsitë
më të vjetra të Evropës. Formimi i etnosit të tyre është një proçes i gjatë historik.
Vazhdimsia e banimit pa ndërpreje gjatë gjithë periudhave historike dëshmon se
banorët e saj nuk jetuan të izoluar nga krahinat përreth, brenda e jashtë trevës. Në
krij imin e lidhjeve ekonomike e kulturore krahinore, ndërkrahinore, një rol të madh
ka luajtur edhe sistemi rrugorë bashkëkohës i trevës. Vendbanimet e hershme të
seve “Kala”, “Qyteza”, “Fshatra” etj, që gjenden gjatë gjithë luginës së Drinit të
Zi, në zonën fushore dhe malore, si dhe qytetet e mëdha (Oskana, Oenea etj) janë
pasqyrë e jetës së gjallë që janë zhvilluar që nga lashtësia deri në ditët tona në truallin
e Dibrës.
Ilirët përmenden për herë të parë nga historiani i madh grek Herodoti në shek. V
para erës sonë. Pikërisht në këtë kohe, ilirët hynë në dritën e historisë si një popull
që dallohej për zionominë e tij etnike, për zhvillimin e tij kulturor e politik, në mes
popujve të Ballkanit. Vendosja e rendit skllavopronar, kalimi i hershëm në jetën urbane
dhe formimi i qyteteve të fuqishme në trevat ilire, përcaktoi edhe rolin e veçantë që
luajti etnosi ilir në historinë e lashtë të Ballkanit. Kultura origjinale e etnosit ilir përbën
një nga trashgimnitë më të vlefshme dhe interesante, në kuadrin e qytetërimeve të
lashta mesdhetare. Ajo veçanërisht në periudhën antike, përfshin edhe aspekte të tilla
të përparuara siç janë edukata dhe arsimi. Formimi i tyre ka karakter historik dhe u
kushtëzua nga nevojat dhe kërkesat e një shoqërie që kaloi nga bashkësia primitive në
një organizim të zhvilluar të tipit skllavopronar. Me vendosjen e këtij rendi, edukata
kthehet në një veprimtari më të organizuar shoqërore dhe lidhet njëkohësisht me
një arsim që ka karakter klasor. Kjo veprimtari ka lënë gjurmë të qarta materiale dhe
është dëshmuar drejtpërdrejt nga materiale epigra ke.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT