Elbasanishtja letrare në historinë e krijimit të variantit standard të shqipes - Faktorët të cilët u bënë pengesë për përhapjen e saj

AuthorManola Kaçi (Myrta)
PositionUniversiteti 'Aleksandër Moisiu'
Pages11-18
11
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Elbasanishtja letrare në historinë e krijimit të variantit standard të
shqipes – Faktorët të cilët u bënë pengesë për përhapjen e saj
Dr. Manola Kaçi (Myrta)
Universiteti “Aleksandër Moisiu”
Abstrakti
Gjuha përbën në vetvete identitetin e një kombi, identitet i cili e përfaqëson atë komb
kudo me formën më të përpunuar të gjuhës, variantin standard. Të formësosh një variant
të tillë nënkupton një rrugëtim jo të lehtë, pasi të gjitha variantet dialektore të një gjuhe
janë njëlloj të vlershëm dhe veçimi i njërit prej tyre për ta drejtuar drejt një statusi më të
lartë, nuk mund të bëhet aq natyrshëm e pa kurrfarë kundërvënieje mendimesh e
qëndrimesh. Jo e lehtë ka qenë kjo politikë gjuhësore edhe për shqipen, për krijimin e
variantit standard të së cilës, mbështetur në atë çka historia mbart, vëmendja ka qënë
fillimisht drejt gegërishtes letrare, ndërsa në pjesën e dytë e përfudimtare të
diskutimeve, u përqendrua drejt toskërishtes letrare.
Nisur nga sa përshkruam, në këtë punim kemi si qëllim parësor të nxjerrim në pah
periudhën kohore dhe institucionet të cilat i dhanë përparësi variantit gjuhësor të
elbasanishtes letrare për të qenë varianti gjuhësor i përbashkët i shqiptarëve. Në këtë
pikë, dihet fakti që kjo e folme nuk e arriti asnjëherë një status të tillë në kuptimin e plotë
të fjalës. Pikërisht, ky realitet do të përbëjë pjesën e dytë të punimit, në të cilën do të
paraqiten disa faktorë të përgjithshëm të cilët përligjen edhe si faktorët të cilët, në një
farë mënyre, u bënë pengesë për përhapjen e elbasanishtes letrare.
Fjale Kyçe: Shqiptar, variante standarte, vendime, literature e Elbasanit, faktore kufizimi.
Hyrje
Krijimi i variantit standard të shqipes mbart një histori të tërë datash dhe aktesh
kodifikuese të cilat nisin me Kongresin e Manastirit, Kongresin e Elbasanit, Komisinë
Letrare të Shkodrës, ngjarje të cilat pasohen më tej me Kongresin e Drejtshkrimit, në
të cilin finalizohet përfundimisht ky rrugëtim i gjatë.
Natyrisht, dihet tashmë fakti që shqipja si gjuhë e shkruar paraqitet relativisht e
hershme, ndërkohë që krijimi i variantit standard të saj, paraqitet thuajse i vonë.
Kjo gjë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me vetë historinë e përgjithshme të
Shqipërisë si komb, më tepër sesa me vullnetin e personaliteteve të kohës për të
formësuar një variant gjuhësor mbidialektor të tillë.
Nëse i hedhim një vështrim historisë së krijimit të gjuhës standarde shqipe, nuk
mund të anashkalojmë pa spikatur periudhën kohore në të cilën është diskutuar
dhe janë marrë vendime për vendosjen e variantit gjuhësor të elbasanishtes letrare,
si gjuhë e përbashkët për shqiptarët. Në të vërtetë, ishte pikërisht Kongresi i Elbasanit,
Komisia letrare e Shkodrës dhe dekreti qeveritar i vitit
1923, të cilët i dhanë kësaj të folmeje një status të tillë.Për herë të parë çështja për
vendosjen e elbasanishtes letrare si varianti gjuhësor i përbashkët u shtrua në
Kongresin e Ellbasanit (1909) dhe lidhej, pikërisht, me pikën e 11-të të tij. Ky vendim

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT