Emigracioni në Shqipëri dhe ngjarjet e ambasadave në fillim të viteve ?90

AuthorBrunilda Duriçi
PositionDoktorante pranë ISE, Universiteti i Tiranës
Pages204-209
204
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Emigracioni në Shqipëri dhe ngjarjet e ambasadave në llim të viteve ‘90
MSc. Brunilda Duriçi
Doktorante pranë ISE, Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Jetesa tepër e vështirë dhe izolimi për një kohë të gjatë nga bota kishte bërë që shumë shqiptarë
të udhëhequr nga ideja se përtej ku rit shtetëror i priste toka e premtuar ku ata do të kishin
mundësi të plotësonin ëndrat e veta, donin të iknin sa më parë nga Shqipëria. Gjatë gjysmës
së dytë të viteve ’80, ishin shpeshtuar shumë rastet e arratisjeve. Shpallja nga ana e qeverisë se
nga 1 korriku i 1990, çdo qytetar shqiptar ishte i lirë për të udhëtuar jashtë shtetit dhe për të
jetuar ku të donte u pa si rasti më i mirë për tu larguar drejt perëndimit. Por zvarritja e zbatimit
të kësaj reforme, dyshimi i njerëzve në seriozitetin e deklarateve të regjimit, padurimi i tyre
për të realizuar ëndrat e tyre si dhe varfëria e skajshme që ata po vuanin dhe që po thellohej
nga dita në ditë bënë që njerëzit të hidheshin në protesta. Si dhe të dyndeshin drejt mjediseve
të ambasadave për të kërkuar strehim politik.
Fjalë kyçe: Izolim, Skamje, Krizë, Emigrim, Liri.
Hyrje
Ky studim shqyrton çështje të krizës së emigracionit të shqiptarëve në llim të viteve
1990. Lëvizje të tilla në Shqipëri ishin mohuar për gati 45 vite regjim komunist dhe
ishin shoqëruar me shkelje agrante të kësaj të drejte njerëzore nga aktorë e faktorë
të ndryshëm politik, social dhe ekonomik.
Gjatë viteve të regjimit komunist, populli shqiptar nuk kishte të drejtën e lëvizjes së
lirë, as brenda ku jve të shtetit shqiptar dhe në mënyrë kategorike, ishte e ndaluar
lëvizja e lirë jashtë ku njve politik të Shqipërisë. Izolimi ishte i plotë, si në termat
zik të lëvizjes dhe të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, ashtu edhe në termat
e qarkullimit të informacionit. Situatës politike ju shtua edhe situata e rëndë
ekonomike që kishte zaptuar vendin dhe që kishte zënë ll që në vitet 1980, dhe që
lloi të përkeqësohej më tej gjatë viteve që pasuan. Në mesin e vitit 1990 vendi u zhyt
në një kolaps të plotë. Duke karakterizuar këtë gjendje, pasuesi i Hoxhes, Ramiz Alia,
pranonte se vendi ndodhej në ku njtë ekstrem të një gjendje të jashtëzakonshme. Në
këtë situatë të rëndë u shfaq papritur një dukuri e panjohur më parë, futja e njerëzve
në mënyrë masive në përfaqësitë e huaja diplomatike, duke kërkuar strehim politik.
Për të frenuar uksin e njerëzve që hynin në ambasada, forcat e rendit u përpoqën
të merrnin masa, por ato nuk dhanë efektin që pritej, nuk munden të ndalonin
turmat e mëdha të njerëzve që futeshin në ambasada. Këtë dukuri nuk e ndaloi as
nxjerrja e dekretit për lëshimin e pasaportave dhe dhënien e vizave për të udhëtuar
jashtë shtetit. Deri në fund të qershorit 1990 ishin lëshuar rreth 8 mij ë pasaporta. Në
dhjetëditëshin e parë të korrikut 1990 ndodhën disa ngjarje të rënda, që tronditën
më tej regjimin komunist. Më 2 korrik 1990, në orët e vona të mbrëmjes, një numër
i konsiderueshëm qytetarësh tentuan të futeshin forcërisht në një nga ambasadat
e huaja në Tiranë. Ndalesa që u bë nga forcat e rendit çoi në përleshje me to e në

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT