Emrat familjarë apo patronimet në qytetin e Gjakovës me rrethinë

AuthorZeki Morina
PositionUniversiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina' & Universiteti i i Gjakovës 'Fehmi Agani'
Pages493-495
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
493
Emrat familjarë apo patronimet në qytetin e Gjakovës me rrethinë
Mr.sc. PhD.c Zeki Morina
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
&Universiteti i i Gjakovës “Fehmi Agani”
Abstrakt
Ky punim paraqet një përmbledhje nga onomastika që përbëhet nga dy grupe të mëdha emrash:
a/ emrat e njerëzve apo emrat vetjakë (antroponimet) dhe emrat familjarë përkatës të tyre
(patronimet) dhe b/ emrat e vendeve (toponimet), të cilat, duke qenë të shumta dhe të ndryshme,
mund të grupohen edhe sipas ndarjeve të tjera. Në këtë punim, gjithsesi, do të ndalemi te emrat
familjarë apo patronimet që është e një rëndësie të vaçantë të studiohen e të paraqitet kjo kategori
emrash. Saktësisht, së pari duhet të përmendim rrethanën që në traditën e hershme shqiptare në
pasurinë e përgjithshme të patronimeve , emrat e formuar në Gjakovë dhe rrethinë të saj, përbëjnë
një pasuri të pakontestueshme në këtë trevë të pa shfrytëzuar në drejtim të onomastikës si një
disiplinë e re shkencore, një shkencë sa interesante aq edhe e rendësishme, në drejtim kërkimesh që
ngërthen mundësi për shqyrtime të ndërlidhura e ndërdisiplinare, që të shpien në përfundime me
vlerë e në veçanti në rastin e gjuhëve me dëshmi të vona shkrimore siç është gjuha shqipe.Shiquar
nga një këndvështrim dhe marrë në tërësi kuptojmë se emrat familjarë apo patronomet kanë vajtje-
ardhje të pandërprerë e që si rrjedhojë kanë emrat vetjakë (antroponimet), me traditë të hershme
shqiptare.P.sh.: Emri vetjak i atit ka shërbyer si emër familjarë, se në krye të herës patronimi ishte
në rasën gjinore (Marku i Gjonit, Anxhelina e Tomës, Vilsoni i Ndrecës, Filja e Dedës), apo edhe
në trajtë trigjymtyrëshe (Marku i Gjon Gjergjit, Marta e Zef Lleshit, Anxhelina e Tomë Dedës etj).
Fjalë çelës: Onomastika, patronimet, antroponimet, toponomet.
Hyrje
Është e një rëndësie të veçantë të studiohen e të parqiten edhe emrat familjarë (patronimet)
që kanë një vajtje –ardhje të pandërprerë e që si rrjedhojë kanë emrat vetjakë (antroponimet).
Saktësisht, së pari , duhet të përmendim rrethanën që në traditën e hershme shqiptare.
Emri vetjak i atit ka shërbyer si një emër familjar
S’do mend se në krye të herës patronimi ishte në: rasën gjinore (Marku i Gjonit, Marta e
Zet, Anxhelina e Tomës, Vilsoni i Ndrecës, Filja e Dedës, Muhameti i Gjeladinagës,Sadiki i
Sadikagës etj.) apo edhe në trajtë trigjymtyrëshe (Marku i Gjon Gjergjit, Marta e Zef Lleshit,
Anxhelina e Tomë Dedës, Vilsoni i Ndrecë Marjanit, Filja e Dedë Ndout, Lili i Prenkë Tahirit,
Malushi i Xajës Halilagës etj). Me kalimin e kohës patronimet lluan të përdorën në:
Rasën emërore (Mark Gjoni, Marte Ze, Anxhelin Toma, Vilson Ndreca, File Deda, Pal
Bajraktari, Istref Alija , Shkrel Pranushi, Hasan Prishtina, Mehmet Zajmi, Bedri Pejani Bibë
Doda, Bajram Daklani, Bajram Curri, Eshref Frashëri, Beqir Vokshi etj), (Shpuza, 1998, 67
& Mehmeti, 1984, 98) apo në :
Tri gjymtyrë: emri, emri i atit dhe i gjyshit (Prenkë Bibë Doda, Shaban Mehmet Zajmi,
Asllan Ymer Curri, Haxhi Adem Babai, Zef Kolë Ndoja, Sulejman Agë Vokshi,Dodë
Nikollë Alija, Simon Gjokë Alija, Qun Dedë Tunaj, Franë Ndrecë Tunaj, Ndrecë Nikollë
Marku, Zef Tuc Domxhoni,Sylë Ukë Lekëbibaj,Mark Qun Hila, Mon Prekë Tahiri, Dedë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT