Etiologjia kriminale në qytetin e Prishtinës në periudhën 1999-2014

AuthorFidair Berisha
PositionLigjërues në Kolegjin Internacional-Prizren
Pages251-258
251
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Etiologjia kriminale në qytetin e Prishtinës në periudhën 1999-2014
PhD (C.) Fidair Berisha
Ligjërues në Kolegjin Internacional-Prizren
Abstrakt
Krimi si dukuri ka qen dhe mbetet bashkëudhetar dhe preokupim i të gjitha kohërave
dhe etapave njerëzore. Etiologjia kriminale konsiderohet si njëri ndër sektorët më të
rëndësishem në studimet dhe kërkimet që kan të bëjnë me kriminalitetin në përgjithësi.Pra
Etiologjia analizon dhe studion lidhjet kauzale ne mes te rrethanave dhe faktorëve të
ndryshëm të kriminalitetit.Po ashtu etiologjia kriminale studion dhe bënë hulumtimin e
shkaqeve dhe rrethanave që kan të bëjnë më të gjitha sjelljet kriminale dhe dukurite
tjera negative në shoqëri. Në kryerjen e krimeve ndikojnë disa shkaqe ,të cilat mundë të
jenë të mbrendshme ose te jashtme dhe pikërisht për këtë studimet etiologjike merren
me faktorët objektiv-egzogjen dhe faktorët subjektiv-endogjen te cilet e kushtëzojn
fenomenin e kriminalitit dhe dukurive tjera antisociale dhe negative në shoqeri.Faktorët
që ndikojn në kriminalitet jan të shumëllojshëm dhe të natyrave të ndryshme ,dhe nuk
veprojnë të shkëputur nga njeri tjetri,por jan te ndërlidhur me njëri tjetrin.Andaj për të
ardhur deri te një përfundim sa më i sakt lidhur me shkaqet e krimit në përgjithësi
,etiologjia kriminale merret me detajisht me këtë lëmi në mënyrë që të gjinden faktorët
kryesor të kriminalitetit.
Fjalët kyçe: Krimi, etiologjia kriminale, shoqëria, lidhjet kauzale.
Hyrje
Etiologjia– Çfarë është etiologjia? (nga greqishtja áéôßá, etia = shkak+ ëïãßá, logjia
= shkencë).Etiologjia është studimi i shkakut (shkakësisë) apo fillimin e diçkaje. Ky
term përdoret në rastet kur duam të gjejmë, studjojmë dhe arsyetojmë shkakun pse
gjërat ndodhin dhe është shumë i përdorur në filozofi, mjekësi, teologji, biologji,
gjeografi, psikologji, etj.Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore është zhvilluar e përsosur
edhe krimi. Si i tillë, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve në mjaft disiplina si:
kriminologji, kriminalistikë, sociologji, psikologji, mjekësi ligjore, e drejtë penale
etj. Në ditët tona, studimi i formave të shfaqjes së kriminalitetit, të shkaqeve dhe të
rrethanave që mundësojnë atë dhe parandalimi i tij marrin rëndësi të veçantë. Që
prej shekullit XX kriminologjia ka bërë objekt studimi të saj lidhjet ndërmjet faktorëve
të ndryshëm të mjedisit fizik, social dhe kriminalitetit.Në kohën e sotme është për
tu brengosur sepse institucionet po bëjn krejt pak për të indentifikuar shkaktarët e
krimit në Republikën e Kosovës.Prandaj arsyeja pse jam përcaktuar të merrem me
këtë hulumtim, është pikërisht mungesa e interesimit të organeve shtetrore dhe më
gjerë për të hulumtuar se cilët janë faktorët kryesor që ndikojn drejtpersëdrejti në
krim.Pra problemi etiologjik i krimit në Prishtinë ka qen dhe mbetet problem kryesor
për tu hulumtuar, arsyet jan te shumta ,sipas asaj që vërehet identifikimi i shkaqeve
të krimit kishte me qen mënyra me e duhur që të jepte efekt për të parandaluar
rastet kriminale..Gjatë hulumtimit vijm në përfundim se në qytetin e Prishtinës
,ndër shkaktarët kryesore të organizimit shoqëror që ndikojnë në kriminalitet janë:

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT