Evazioni Fiskal- si efekt i papërshtatshëm i tatimit ndaj obliguesve tatimor dhe format e paraqitjes së tij

AuthorSimeana Beshi
PositionFakulteti Juridik, Kolegji Fama, R. e Kosovës
Pages243-249
243
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Evazioni Fiskal- si efekt i papërshtatshëm i tatimit ndaj obliguesve
tatimor dhe format e paraqitjes së tij
LL. M. Simeana Beshi
Fakulteti Juridik, Kolegji Fama, R. e Kosovës
Abstrakt
Çështja që trajtohet është evazioni fiskal, në kuptim të shmangies së pagimit të tatimeve
dhe ekonomisë informale.
Dukuria e shmangies nga pagimi i tatimeve është i pranishëm në të gjitha vendet e botës.
Në një formë apo një tjetër dhe për një shkallë më të vogël ose më të madhe, ajo ka
ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë në të gjitha shoqëritë.
Evazioni tatimor njihet edhe me shumë emra të tjerë si: ekonomi e fshehtë, ekonomi në
hije, ekonomi jozyrtare, joformale dhe ekonomia e tregut në të zezë.
Evazioni fiskal është një aktivitet i lidhur në të shumtën e rasteve me bizneset që përdorin
transaksione të parave të pista, e cila u jep atyre mundësinë të mos e deklarojnë atë dhe
të mos paguajnë tatim për të.
Prezenca e shmangies nga pagimi i tatimit është thjesht një reflektim i iniciativave të
individëve për të fshehur aktivitetet e tyre ekonomike, apo për shkak se këto aktivitete
do të jenë më pak të dobishme nëse praktikohen në sektorin formal, ose tjetra, për shkak
se aktivitetet janë të paligjshme për të filluar me to.
Fjalët kyçe: evazioni fiskal, ekonomia informale, kontrabanda, amnistia tatimore, letrat
e Panamasë.
Hyrje
Fenomeni i evazionit tatimor është i pranishëm në vendet në zhvillim, në vendet ku
funksionon ligji, prandaj edhe shteti i Kosovës është i ekspozuar ndaj këtij fenomeni.
Ky fenomen zhvillohet edhe më shumë në vendet ku mungon infrastruktura ligjore,
mbi të gjitha gadishmëria e zyrtarëve përgjegjës për të parandaluar këtë fenomen në
kuadër të mundësive që disponojnë.
Evazioni fiskal në përgjithësi paraqitet kur njerëzit nuk raportojnë të gjitha të
ardhurat e tyre, përkatësisht kjo dukuri duhet të kuptohet si shmangie e qëllimshme
e obligimit tatimor që derivon nga kryerja e ndonjë aktiviteti ekonomik. Qytetarët
e bëjnë këtë për të reduktuar shumën e tatimit që duhet të paguajnë për të patur një
përfitim personal.
Kosova ka shkallë të lartë të shmangies nga tatimi dhe kjo vjen si pasojë e inspektimit
të pamjaftueshëm të ndërmarrjeve dhe paaftësisë për zbatimin e ligjeve në fuqi. Në
anën tjetër, respektimi i ligjeve tatimore është përgjegjësi esenciale qytetare. Një
vend demokratik, që synon të jetë edhe Kosova, kërkon nga qytetarët pagesën e
tatimeve dhe obligimeve tjera të cilat financojnë ofrimin e shërbimeve publike. Këto
shërbime mund të sigurohen vetëm me mbledhjen e duhur të tatimeve. Këtë e thekson
fuqishëm edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 119 pika 8, ku
shprehimisht thuhet: “Secili person është i obliguar që të paguajë tatimet dhe
kontributet e tjera të parapara me ligj” (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT