Faktorët Përcaktues të Çmimit të Apartamenteve (Studim i Fokusuar në Qytetin e Durrësit)

AuthorAda Aliaj - Sivi Asllani
PositionDepartamenti Financës, Universiteti 'Aleksandër Moisu' Durrës
Pages333-344
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
333
Faktorët Përcaktues të Çmimit të Apartamenteve
(Studim i Fokusuar në Qytetin e Durrësit)
Dr. Ada ALIAJ
Departamenti Financës, Universiteti “Aleksandër Moisu” Durrës
MSc. Sivi ASLLANI
Departamenti Financës, Universiteti “Aleksandër Moisu” Durrës
Durrës, ALBANIA
Abstrakt
Industria e ndërtimit përjetoi një rritje të shpejtë në vitet 2005 - 2010 dhe deri atëhere ishte një
ndër industritë më timim prurëse të periudhës. Si rezultat tërhoqi shumë investitorë të cilët të
joshur nga timet, nancimet që merrnin nga bankat në formën e kredive bankare dhe kleringut
(si formë nancimi) e kishin shumë të lehtë llimin e biznesit. Sot të gjitha diagnozat dhe terapitë
për dalje nga kriza të industrisë së ndërtimit po bazohen në varësinë e fortë kërkimore në drejtim
të ekzaminimit të faktorëve ndikues në kërkesën dhe ofertën për apartamente. Fenomeni i
apartamenteve të reja të pashitura është tregues i rëndësishëm i tregut të apartamenteve, që lidhet
në mënyrë të drejtëpërdrejtë me përtueshmërinë e biznesit të ndërtimeve dhe është rezultat i
zhbalancimit të kërkesës dhe ofertës për apartamente. Në studimin tonë jemi fokusuar në qytetin
e Durrësit i cili duke qenë edhe qytet turistik përjetoi një bum të industrisë të ndërtimit. Qëllimi
i këtij studimi është të analizojë si ndikojnë: niveli i të ardhurave i familjeve, niveli i punësimit,
zona e banimit, distanca nga fasilitetet, sipërfaqja e apartmenteve, kati banimit, periudha kohore
e ndërtimit të banesës, mënyrat e blerjes së apartamenteve, pozicioni gjeograk i apartamenteve,
etj., në kërkesën dhe ofertën për apartamente e më tej në çmimin e tyre. Kemi ndërtuar një model
regresioni për të identikuar faktorët që spjegojnë më mirë përcaktimin e çmimit të apartamenteve
duke treguar kështu ecurinë e shitjes së tyre në Shqipëri.
Fjalët kyçe: Çmimet e apartamenteve, kërkesa për apartamente, oferta për apartamente, modeli
regresionit.
Hyrje
Tregu i shtëpive në Shqipëri u krijua pas vitit 1991 në sajë të një sërë reformash
demokratizuese dhe liberalizuese në sektorë të ndryshëm që përjetoi vendi. Në fakt
faktori kulturor dhe ai ekonomik mund të renditen si dy më të rëndësishmit që ndikuan
në krijimin e tregut: a) Faktori kulturor: Për popullin ballkanas dhe në veçanti për
populin tonë zotërimi i nje banese konsiderohej çështje dinjiteti dhe jo vetëm një çështje
ekonomike. b) Faktori ekonomik: Pas miratimit dhe zbatimit të ligjit të privatizimeve u
krijuan kapitalet e para dhe u rrit menjëherë kërkesa në tregun e shtëpive.
Një faktor tjetër i cili do të kishte ndikim në rritjen e kërkesës është dhe imigracioni nga
zonat rurale në ato urbane. Por gjithashtu edhe emigracioni, pasi niveli i lartë i remitancave
nga emigrantët do te rriste kërkesën për apartamente.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT