Fenomeni migracionit shqiptar

AuthorDrita Avdyli
PositionPhDCandidate, Koordinatore Kombetare e Organizates Rajonale MARRI (Inisiativa Rajonale Migracion, Azil, Rikthim- Shkup), Universiteti Mesdhetar i Shqiperise
Pages589-595
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
589
Fenomeni migracionit shqiptar
Doktorante Drita AVDYLI
PhDCandidate, Koordinatore Kombetare e Organizates Rajonale MARRI
( Inisiativa Rajonale Migracion, Azil, Rikthim- Shkup )
Universiteti Mesdhetar i Shqiperise
Abstrakt
Migrimi është lëvizja e grupeve të mëdha të njerëzve nga një vend në një tjetër, për arsye pune,
profesionale, ekonomike, politike, kulturore etj., e cila presupozon ndryshimin e vendbanimit.
Kur njerëzit largohen nga një vend për tu vendosur në një vend tjetër, ky proces quhet emigrim.
Ndërsa kur njerëzit vijnë për tu vendosur në një vend nga vende të tjera, ky proces quhet imigrim.
Emigrimi dhe imigrimi janë dy anë të një dukurie. Zakonisht emigrimi i njerëzve ndodh nga
vendet e varfëra në ato të pasura, nga periferitë drejt qendrës, nga zonat rurale drejt atyre urbane.
Emigrimi nga një shtet në një tjetër quhen emigrim ndërkombëtar, ndërsa emigrimi brenda vendit
quhet emigrim i brendshëm.
Njerëzit emigrojnë, por edhe imigrojnë. Diferenca midis numrit të njerëzve që imigrojnë dhe
numrit të njerëzve që emigrojnë nga një territor i caktuar quhet migrimi neto.
Shkaqet prej të cilave emigrojnë njerëzit quhen faktorë të emigrimit. Faktorët e emigrimit janë
shtytës dhe tërheqës. Faktorët shtytës janë kushtet dhe rrethanat që i detyrojnë njerëzit të emigrojnë
nga vendbanimi i tyre drejt një territori, vendi e vendbanimi të ri. Faktorët tërheqës janë kushtet
dhe rrethanat që shkaktojnë lëvizjen dhe vendosjen e njerezvë në një territor, vend ose vendbanim
të ri. Faktorët shtytës dher faktorët tërheqës janë të shumëllojshëm: ekonomikë, politikë, shoqërorë,
kulturorë, psikologjikë, etnikë, fetarë etj.
Migrimi vullnetar është lëvizja e njerëzve drejt një territori, vendi ose vendbanimit të ri, me
dëshirën dhe vullnetin e tyre. Migrimi i detyruar është lëvizja e njerëzve drejt një territori, vendi
ose vendbanimit të ri, të detyruar nga kushtet dhe rrethanat, të cilat e bëjnë të vështirë ose të
pamundur jetën në territorin, vendin ose vendbanimin ekzistues.
Zakonisht njerëzit emigrojnë për arsye ekonomike dhe kjo lëvizje quhet migrim ekonomik ose
migrim i punës. Por njerëzit mund të emigrojnë edhe për arsye politike, fetare, etnike etj. Në këtë
rast migrimi i tyre quhet migrim politik dhe njerëzit që emigrojnë quhen emigrantë politikë,
etnikë ose fetarë. Këto kategori emigrantësh quhen ndryshe edhe refugjatë. Refugjatët që kërkojnë
strehim politik në vendin ku emigrojnë quhen azil-kërkues. Personat të cilëve u jepet strehimi
politik në vendin ku kanë emigruar quhen azilantë. (Kendall, 2007)
Fjalët Kyce: Migracion, migracion nderkutar, qëllimet e migracionit, remittancat( dërgesat e
emigrantëve), Ligji për të Huajt.
Emigrimi nderkutar per motive punesimi ne kontekstin e uksit migrator
Ndonese emigrimi i shqiptareve eshte nje dukuri me tipare te theksuara ekonomike, uksi
migrator, sidomos ne llimet e tij, ishte i perzier. Perberezit kryesore te uksit migrator
ishin:
i) individet qe emigruan ne kerkim te nje pune e jete me te mire;
ii) individet qe emigruan per motive politike dhe qe formuan kontigjentet e pare te

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT