Filialet e shkollës së lartë - a janë të dobishme? Rast studimor: Filiali i Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit

AuthorMexhit Hajdari - Flutura Muja
PositionUniversiteti i Tiranës, Filiali Kukës
Pages516-524
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
516
Filialet e shkollës së lartë – a janë të dobishme?
Rast studimor: Filiali i Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit
Mexhit Hajdari
Universiteti i Tiranës, Filiali Kukës
Flutura Muja
Universiteti i Tiranës, Filiali Kukës
Abstrakt
Vitet e fundit, si në institucionet e shkollës së lartë publike dhe në ato private, dukuria e hapjes dhe
e funksionimit të lialeve është bërë një dukuri e zakonshme. Në llim të vitit akademik 2013-2014,
Ministria e Arsimit dhe e Sportit ndërmori një kontroll për ligjshmërinë e lialeve dhe qeveria
konkludoi me një vendim për të mbyllur shumicën e tyre dhe për të mos miratuar kuota për vitin
e parë në lialet e Universitetit të Tiranës në qytetet Kukës dhe Sarandë. A kanë nevojë rajone të
caktuara të vendit për liale që do të ndikonin pozitivisht për zhvillimin e tyre ekonomik e social,
si po zbatohen kriteret e hapjes e funksionimit të tyre dhe si e nga kush duhet të mbështeten këto
liale për të garantuar cilësinë e produktit të tyre? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndikojnë te
vendimmarrësit lidhur me vlerësimin e mundësive reale dhe të perspektivës, që lialet e shkollës
së lartë të ofrojnë shërbim cilësor në zonat që kanë më shumë nevojë për specialistë të fushave të
ndryshme të ekonomisë e të kulturës.
Lënda e studimit përbëhet nga Hyrja, Legjislacioni shqiptar për institucionet e arsimit të lartë,
përvoja e hapjes dhe e funksionimit të Filialit të UT në Kukës: regjistrimet, procesi akademik,
vlerësimi i njohurive të studentëve, diplomimi dhe punësimi i studentëve të Kukësit, marrëdhëniet
me njësitë kryesore si rektoratet e fakultetet e linjës; impakti i lialit në zhvillimin e jetës ekonomike,
sociale e kulturore të rajonit si dhe ide për të ardhmen e lialit.
Studimi është kryer duke u mbështetur në shqyrtimin e dokumentacionit zyrtar të lialit të
Kukësit, në plotësimin e pyetësorëve dhe të intervistave me studentë e institucione vendore si dhe
në kontributin e fokus-grupeve të interesuara për problemin.
Studimi evidenton se lozoa e hapjes dhe funksionimit të lialeve të shkollës së lartë është e
dobishme për të transferuar shërbimin përkatës në zona në nevojë për kapacitete të rritura të
burimeve njerëzorë që do të implementojnë programe zhvillimi në rajonet përkatëse.
Gjithashtu, në studim argumentohet se Filiali i UT në Kukës është bërë pjesë e rëndësishme e jetës
së qytetit dhe po jep impakte të dobishme në jetën ekonomike e kulturore të rajonit dhe, si i tillë,
ka nevojë të fuqizohet me mbështetjen e qeverisë qendrore e vendore për të përmbushur kriteret
dhe për të realizuar një produkt cilësor.
Fjalë kyçe: Institucione të arsimit të lartë, liale të institucioneve të arsimit të lartë, legjislacioni për
arsimin e lartë, standardet e një institucioni të arsimit të lartë, impakte rajonale të lialeve.
Hyrje
Qarku i Kukësit
Qarku i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe përgjatë kurit me
Kosovën e, pjesërisht, me Maqedoninë.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT