Format e Turizmit dhe Ndikimi i Tyre në Zhvillimin e Ekonomisë së një Vendi

AuthorAntoneta Polo - Stephanos Karagianis - Doriana Nano
PositionUniversiteti 'Eqrem Çabej' Gjirokastër, Albania - Universiteti 'Panteio' Athinë, Greece - Universiteti 'Eqrem Çabej' Gjirokastër, Albania
Pages79-85
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
79
Format e Turizmit dhe Ndikimi i Tyre në Zhvillimin e Ekonomisë së një
Vendi
Doc. Dr. Antoneta Polo
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Albania
Prof. As. Stephanos Karagianis
Universiteti “Panteio” Athinë, Greece
Doc. Dr. Doriana Nano
Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Albania
Abstrakt
Turizmi është një nga drejtimet më të rëndësishme të ekonomisë së një vendi. Nisur nga kjo ide, janë
realizuar shumë studime. Një numër vendesh gjithnjë në rritje, përballet tashmë, në kontekstin e
përqasjeve shkencore, me mundësitë dhe perspektivat që përmban një zgjerim dinamik i aktivitetit
turistik.
Ndërkombëtarizimi i turizmit, si dhe struktura dhe përbërja e organizimit të udhëtimeve, ia
dedikojnë karakteristikat thelbësore të tyre, qytetërimit evropian. Ky qytetërim, shtoi dhe zgjeroi
ato që tashmë ekzistonin që nga lashtësia, kryesisht akset e transportit dhe komunikimit, drejtuar
nga një lozo e ekspansionizmit kulturor, fetar, ekonomik dhe politik. Për këte arsye, do të ishte
paradosale që pratika e turizmit të lëvizte jashtë kujve të sipërpërmendur. Kultura, politika dhe
ekonomia krijojnë së bashku me turizmin ndërkombëtar një fushë të caktuar, e cila shfaqet sot te
natyra dhe struktura e burimeve turistike.
Përqëndrimi i turistëve në një destinacion turistik dhe krijimi i kushteve për shërbimin ndaj tyre,
shkaktojnë në mënyrë të pashmangshme një varg efektesh dhe konkretisht, ekonomike, natyrore
dhe kryesisht sociale, të cilat do të trajtohen gjerësisht në këtë punim.
Në këtë punim, nëpërmjet një analize përshkruese do të përcaktojmë dhe analizojmë disa nga
drejtimet kryesore në të cilat duhet të përqëndrohet ndjeshëm vëmendja e shtetit në fushën e
turizmit.
Fjalët kyçe: Turizmi, politika, kultura, ekonomia, zhvillimi.
Hyrje
Sipas Barbareso, ala “turizëm” shfaqet për herë të parë në shekullin e 19-të, ndërsa
aktiviteti që nënkupton kjo alë, i ka rrënjët shumë më herët, në lashtësi. (Barbareso,
2000, 13), Fenomeni i turizmit ishte i lidhur me kohën e lirë dhe aktivitetet që mund të
bëheshin në kuadër të saj. Lëvizjet e realizuara karakterizoheshin nga një frymë e përbërë
dhe nga një intensitet në vendin dhe kohën e caktuar. Format e ndryshme të turizmit,
zhvillimi i të cilave kërkohet sot në shumë rajone, në kuadër të zgjidhjeve alternative, me

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT