Fotosinteza

AuthorMajlinda Marini
Pages42-49
42
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Fotosinteza
Majlinda Marini
Procesi i fotosintezës
Procesi i formimit të lëndës organike në prani të CO2, ujit, energjisë së dritës, pigmentit
kloro l gjatë të cilit çlirohet oksigjen, quhet fotosintezë. Thelbi i fotosintezës qëndron
në shndërrimin e energjisë së fotoneve të dritës në energji të lidhjeve kimike. Ajo
mund të karakterizohet edhe si një seri reaksionesh oksidoreduktimi.
Ky proces zhvillohet tek bimët dhe algat. Oksigjeni që çlirohet gjatë fotosintezës
për ohet gjatë zbërthimit të molekulës së ujit. Fotosinteza është procesi, në të cilin
bimët e gjelbërta përdorin energjinë e diellit për të prodhuar karbohidrate nga gazi
karbonik (CO2) dhe uji (H2O) në prani të kloro lës :
6CO2+ 6H2O ----------> C6H12O6+ 6O2
Çfarë është fotosinteza (procesi i marrjes së dioksidit të karbonit)
Një bimë mund të kryejë procesin e fotosintezës në pjesët e saj jeshile me ndihmën e
kloroplasteve. Qëllimi është prodhimi i sheqerit (glukozës) dhe prodhimi i oksigjenit
(O2). Për të kryer procesin e fotosintezës, bimës i nevojiten tre elemente: uji i marrë
nëpërmjet rrënjëve, dioksidi i karbonit (CO2) nëpërmjet poreve të gjetheve dhe drita
(e diellit) si burim energjie. Bima nuk mund ta kryejë procesin e fotosintezës në
mungesë të dritës.
Ujë + dioksid karboni + dritë glukozë + oksigjen
6H2O + 6CO2 C6H12O6 + 6O2
Glukoza e formuar konvertohet në komponentë të tjerë, si celulozë dhe niseshte. Këta
komponentë shërbejnë si ushqim për njerëzit dhe kafshët, si dhe si lëndë djegëse
(dru) për njerëzit.
Bimët e marrin energjinë e nevojshme për kryerjen e procesit të fotosintezës nëpërmjet
kloro lit. Te bima kjo lëndë gjendet në kloroplaste (të quajtura ndryshe edhe ushqyesit
e gjelbër). Kloro li u jep bimëve ngjyrën e gjelbër. Edhe pse të gjitha pjesët e gjelbra të
bimëve përmbajnë kloro l, pjesa më e madhe e energjisë prodhohet në gjethe.
Katabolizmi (Disimilimi)
Ashtu sikurse njeriu, edhe bima përdor energji. Këtë energji bima mund ta prodhojë
lirisht nëpërmjet djegies së glukozës, gjatë së cilës çlirohet dioksid karboni. Gjatë kët
procesi, sikurse edhe te njeriu, përdoret oksigjen. Ku proces quhet katabolizëm.
Glukozë + oksigjen ujë + dioksid karboni + energji
C6H12O6 + 6O2 6H2O + 6 CO2 + energie
Rezultati është se, gjatë ditës, kur bima kryen si procesin e katabolizmit ashtu edhe atë
të fotosintezës, në të dyja anët ndodh shkëmbim i oksigjenit dhe dioksidit të karbonit.
Procesi i fotosintezës nuk kryhet gjatë natës. Ndërsa procesi i katabolizmit po. Gjatë
natës bima merr oksigjenin dhe çliron dioksidin e karbonit.
Fatmirësisht, bimët thithin më shumë dioksid karboni gjatë procesit të fotosintezës
se sa nga ç'prodhojnë gjatë procesit të katabolizmit. Nga ana tjetër, gjatë procesit
të fotosintezës ato çlirojnë më shumë oksigjen se sa përdoret gjatë procesit të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT