Garancitë dhe të drejtat e individit në procesin penal

AuthorDr. Ferdinand Elezi
PositionDrejtues i Prokurorisë Apelit Durrës
Pages160-167
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
160
Garancitë dhe të drejtat e individit në procesin penal
Dr. Ferdinand Elezi
Drejtues i Prokurorisë Apelit Durrës
Abstra kt
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut përbëhen nga tërësia e të drejtave civile e politike me
karakter universal, të cilat mundësojnë e lejojnë çdo individ të mbrojë lirinë dhe dinjitetin e tij,
bazuar në garancitë kushtetuese, ligjore e institucionale. Në çdo shoqëri shkalla e respektimit
të drejtave dhe lirive themelore të individit është kriter themelor e përcaktues për shkallën e
demokracisë në atë shoqëri dhe të funksionimit të shtetit të së drejtës. Respektimi i të drejtave dhe
lirive themelore të individit është i lidhur ngushtë jo vetëm me kuadrin kushtetues e ligjor por me
respektimin e tyre në praktikë, respektim i cili kushtëzohet nga pavarësia e sistemit gjyqësor si dhe
funksionimin në tërësi të gjitha institucioneve demokratike të një shteti.
Pa dyshim që akti më i plotë e ekas në lidhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut është
Konveta Europiane e të Drejtave të Njeriut (K.E.Dr.Nj.), miratuar nga shtetet themeluese të Këshillit
Europës, dhe është plotësuar me njëmbëdhjetë protokolle shtesë. Rëndësia dhe ekasiteti i K.E.Dr.
Nj. bazohet në mekanizmat garantues të parashikuara në këtë konventë në lidhje me kontrollin e
respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut. Individët që pretendojnë se ju janë shkelur të drejtat,
pasi kanë ezauruar mekanizmat nacionalë kanë të drejtë ti drejtohen Gjykatës E.Dr.Njeriut (Gjykata
e Strasbugurt) e cila ka juridiksion ndërkombëtar për të gjitha shtetet anëtare të Këshillit Europës.
Në K.E.Dr.Nj. vendin më të rëndësishëm dhe trajtim më të gjere i kanë garancitë dhe të drejtat
e individit në fushën e veprimit të së drejtës penale. Gjithashtu edhe po ti referohemi praktikës
gjyqësore të Gjykatës E.D.Njeriut, rezulton se 2/3 e çështjeve që janë gjykuar nga kjo gjykatë i
përkasin çështjeve që lidhen me juridiksion penal.
Në këtë punim do të trajtohen parashikimet garancitë dhe të drejtat e personave të akuzuar në
procesin penal sipas parashikimeve të Kushtetutës dhe legjislacionit tonë penal, bazuar në garancitë
dhe të drejtat e parashikuara në K.E.Dr.Nj, konkretisht në nenet 3, 5, 7 dhe 8 të kësaj konvente.
1. Historiku i akteve ndërkombëtare mbi të drejtat e individit. Përkuzimi i të drejtave
dhe lirive themelore të individit rezulton të jetë i hershëm, ai formalizohet nga anglezët që
në vitin 1215 me të famshmen Carta Magna e përbërë nga 63 nene të cilat parashikonin
të drejtat e individëve dhe vasalëve të mbretit mbi; lirinë e lëvizjes, banimit, tregëtisë etj..
në Mbretërinë Britanike. Në gjysmën e dytë të shekullit 18 në këtë drejtim u miratuan
mja akte të cilat njohën të drejtat e njeritut, kryesisht në amerikën e veriut dhe në
europën perëndimore, këtu mund të përmendim Deklaratën e Virxhinias, Pensilvanisë,
Merilandit, Karolinës Veriut etj.. Ndër aktet më të plota për këtë periudhe rezulton të
jetë Deklarata Franceze e të drejtave të njeriut dhe qytetarit e gushtit 1789 si dhe tetë
amendamentet e para të Kushtetutës Amerikane të quajtura Bill of Rights (1789-1791).
Këto akte patën një rëndësi të madhe pasi ato hodhën bazat e njohjes së të drejtave dhe
lirive të individit, pavarësisht se shkalla e respektimit tyre ishte në nivele mja të ulëta.
Pas Luës së Dytë Botërore në kuadrin e O.K.B. u hartuan akte në mbrojtje të këtyre të
drejtave. “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut” miratuar e shpallur nga Asambleja
e Përgjithshme e O.K.B. me rezolutën Nr 217 datë 10.12.1948 si dhe “Pakti mbi të Drejtat
Civile dhe Politike” miratuar nga po kjo asamble me rezolutën Nr 2200 datë 16.12.1966
ndryshe i quajtur edhe si pakti i Nju Jorkut. Akti akti më i plotë dhe i gjithë pranuar nga
shtete anëtare, mbi garancitë dhe të drejtat e individit në procesin penal është Konveta

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT