Gjinia në traditën kulturore shqiptare

AuthorBesarta Reçica
PositionMuzeu i Kosovës
Pages547-551
547
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Gjinia në traditën kulturore shqiptare
Ma.Besarta Reçica
Muzeu i Kosovës
Abstrakt
Gjinia është një qelizë kryesore e organizimit të shoqërisë. Gjinia në aspektin social
kulturore konsiderohet e ndryshueshme në bazë të dallimeve seksuale biologjike. Gjinia
i referohet konstrukcioneve social-kulturore ideve çka do të thot të jesh burr apo grua.1
Gjinia është një konstrukt shoqëror i asaj çka grat dhe burrat janë , i asaj se çka kan qenë
dhe i asaj që duhet të jenë.2
Këto kuptime të cilat ndryshojnë sipas rrethanave historike e kulturore konstrukëtojn
dhe justifikojnë pabarazi gjinore në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Këto pabarazi
legjitimohen në mënyrë sipërfaqësore që nga shikimi i parë në dallim biologjik. Shkaqet
e pabarazisë gjinore gjenden në familje, komunitet, institucione, tregun e punes dhe
përgjithësishtë në shoqëri.
Akti i lindjes në traditën zakonore familjare shqiptare edhe pse konsiderohet si një nga
ngjarjet më të rëndësishme jetësore sa i përket lindjes nga aspekti gjinor prap mund të
vrejmë ndryshme. Ngritja e trashëgimisë në kult ishte një nga faktorët që në traditën
popullore shqiptare ndikoj të bëhej trajtimi i fëmijëve sipas gjinisë (Xhemaj, 2003, 172).
Për lindjen e djalit gëzimi ishte më i madhë dhe lajmin e jepnin me të shtëna armesh,
sepse konsiderohej trashëgimtar i familjes , si krah pune, shtyll shtëpije ,krah lufte ku
shtëpisë i shtohej edhe një pushkë por edhe forcohej pozita e gruas në familje ndërsa me
lindjen e vajzave gëzimi ishte i vogël dhe pa ndonjë ceremonial sepse konsiderohej e
derës së huaj.
Mendojmë se një raport i tillë i trashëguarë është reflektim i periudhës së kalimit prej
matriarkatit në patriarkat.3Mardhënjet gjinore janë të dominuarara nga organizimi
shoqëror patrilinear ( trashëgimi në linjë mashkullore) dhe patrilokal ( bashkëjetesa në
banesën e burrit).
Qiftet të cilat nuk kishin trashigimtar meshkuj shpesh herë nga komuniteti shiheshin
me dhembëshuri dhe nuk ishin të pakta rastet kur njëra nga vajzat përbetohej dhe bëhej
,,tybelesh”. Femrat mund të bëhen “virgjëresha” ose “tybelsha” edhe pas prishjes së
ndonjë lidhjeje martesore, por duke hequr dorë përjetësisht nga e drejta për t’u martuar.
Këto vajza bëjnë transformim në gjinin mashkullore duke shkurtuar flokët, veshin rroba
mashkullore dhe shpesh i ndërrojnë edhe emrat.
Bëhen krah i prindërve në të gjitha punet e shtëpis dhe fushës dhe gjenden çdo herë në
shoqëri të meshkujve si në oda të burrave, në kuvend por edhe në luftë për mbrojtjen e
trojeve të veta. Këto burrëresha ishin shumë të rrespektuara nga komuniteti i tyre, por
më i rëndësishëm ishte fakti se këto femra nuk ankohen për atë që janë sakrifikuar.
Por nuk ishin të pakta rastet që shumë nga ato gra që kishin vetëm vajza, burri i tyre
bënte kuror të dytë për të pasur djalin si një trashëgimtar. Edhe pse grat këtë gjest nga
ana e burrit e përjetonin keq shpirtërisht përsëri vendosnin që të jetonin në bigami. Në
familjen ku kishte vetëm vajza edhe nëse burri nuk shprehte dëshirën që të bëntë kuror
tjetër të dytë për një trashigimtar mashkull prap se prap trashëgimia e pasuris nuk ju
1 Perspektiva gjinore në Shqipëri, (Regjistrimi I popullsisë dhe i banesave 2001), f.11
2 Po aty
3 Po aty

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT