Hartimi dhe ndryshimi i bazës ligjore në sektorin farmaceutik në Kosovë që nga periudha e pasluft ës

AuthorArbenita Pajaziti - Melisa Troshani
PositionMinistria e Shëndetësisë, Prishtinë, Kosovë - Novartis Pharma Services Inc., Zyra e Përfaqësisë, Tiranë, Shqipëri
Pages303-308
303
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Hartimi dhe ndryshimi i bazës ligjore në sektorin farmaceutik në Kosovë që nga
periudha e paslu ës
Arbenita Pajaziti
Ministria e Shëndetësisë, Prishtinë, Kosovë
Melisa Troshani
Novartis Pharma Services Inc., Zyra e Përfaqësisë, Tiranë, Shqipëri
Abstrakti
Hartimi dhe implementimi i normatives ligjore është bazë për funksionimin e çdo
shoqërie. Çdo shoqëri përcakton ligje dhe rregulla mbi të cilat do të funksionojnë
institucionet e atij vendi. Pas lu ës së vitit 1999, Kosova ka trashëguar një sistem
te rrënuar shëndetësor. Është dashur që nga llimi të hartohet baza ligjore dhe në
këtë mënyrë të ndërtohen institucionet e vendit. Në këtë prezantim është studiuar
ne mënyrë kronologjike ndërtimi i bazës ligjore shëndetësore dhe farmaceutike në
Kosovë që nga periudha e paslu ës deri në ditët e sotsme si dhe s dat në harmonizimin
e legjislacionit me BE-në.
Hyrje
Bashkimi Europian zhvillon politika shëndetësore përmes të cilave synon të
përmirësojë dhe mbrojë shëndetin e popullatës si dhe të modernizojë sistemin
shëndetësor.
Vendet të ndryshme në botë kanë te organizuar në mënyra të ndryshme sistemin
shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për popullatën. Edhe në kuadër
të shteteve të BE-së, sistemi shëndetësor është i organizuar në mënyra te ndryshme,
mirëpo ekzistojnë disa çështje të caktuara të cilat tejkalojnë interesat individuale dhe
bëhen preokupim i përbashkët për të gjitha shtetet anëtare te BE-së si:
- sëmundjet ngjitëse;
- sëmundjet e shkaktuara nga duhanpirja;
- kequshqyerja;
- abuzimi me alkool, substanca narkotike.
Gjithashtu ,tregu i përbashkët imponon edhe përgjegjësi te përbashkëta lidhur me:
- Sigurimin e barnave cilësore,
- Sigurimin e cilësisë të gjakut dhe produkteve te gjakut,
- Indeve dhe organeve të cilat përdoren gjatë transplantimit.
Kosova menjëherë pas lu ës me ndihmën e organizatave të ndryshme ndërkombëtare
ka hartuar legjislacionin ne mënyrë emergjente për të vënë rend dhe rregull në
sektorin farmaceutik ndërsa këto vitet e fundit, pas shpalljes se pavarësisë me 2008,
po punon për te harmonizuar dhe përafruar legjislacionin me BE-në.
Hartimi i rregulloreve të para
Departamenti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është themeluar menjëherë pas

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT