Hedonizmi i psikologjik i Norës dhe kompleksi i superioritetit i Zonjës Uoren

AuthorEmin Z. Emini
PositionUniversiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve
Pages474-480
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
474
Hedonizmi i psikologjik i Norës dhe kompleksi i superioritetit i Zonjës Uoren
Art-Kulturë
Mr. Emini Z. Emin
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arteve
Abstrakt
Dy drama tërësisht të ndryshme, nga dy autorë të ndryshëm të letërsisë dramaturgjike botërore për
kryepersonazhe të tyre kanë dy gra: “Shtëpi kukulle” e H. Ibsen ka Norën, përderisa ”Profesioni i
Zonjës Uoren” e B. Shaw ka Zonjën Ouren. Të dy dramat trajtonë fatin e gruas dhe pozitën e saj në
shoqërinë njerëzore. Fati jetësor janë unazat, pozita në shoqëri është shtylla kurrizore e këtyre dy
dramave, të këtyre dy grave. Nora dhe Zonja Uoren janë viktima të kodeve të shoqërisë njerëzore:
Nora është gruaja e “moralit, znj. Uoren është gruaja e “prostitucionit. Nora braktis pjellën e saj,
znj. Uoren baktiset nga pjella e saj. Po cfarë kanë të përbashkëta të tjera këto dy gra-krypersonazhe
dhe cfarë i dallon ato diametralisht nga njëra-tjera si gra-krypersonazhe?
Studimi krahasues për Norën dhe Znj. Uoren është metoda e gjetjes së elementeve analoge dhe
diferenciale të tyre si krypersonazhe dramatike. Është hedhur dritë, sidomos në psikologjinë e
personalitetit, gjithnjë duke ndjekur kurben e veprimeve të tyre, sipas tiadës motiv-veprim-
qëllim. Janë analizuar dhe krahasuar veprimet racionale dhe iracionale, gjendjet emocionale dhe
mendimore. Ndryshimi kardinal në mes të Norës dhe Zonjës Uoren qëndron pikërisht në procesin
e depërtimit në subkoshiencë për të vetëzbuluar reagimin adekuat që kanalizon veprimet me të
cilat e realizojnë, përkatësisht e vetaktualizojnë qenjen e tyre si individume njerëzore dhe si pjesë
e shoqërisë njerëzore.
Dhe, vetaktualizimi si qëlllim i dy personazheve, Norës dhe Zonjës Uoren, nuk ka të bëj vetëm
me biologjinë njerëzore, por ka të bëj më shumë me ndikimet sociale e kulturore në formimin
e personalitetit të tyre si personazhe. Studimi vjen te gjetja se, Nora si karakter i shtypur pranon
dhe regjistron në qenjën e saj ngacmues të shumtë të jashtëm, të cilët e orjetojnë kah hedonizimi i
personazhit, përderisa Zonja Uoren me modelin e saj të të menduarit dhe të sjellurit ka tendencë
superioriteti ndaj të tjerëve, si dëshirë për të ushtruar kontroll dhe për të ushtruar ndikim (pushtet).
Fjalët kyçe: Nora dhe Zonja Uoren, analogjitë dhe dallimet e personazheve, karakteret, veprimet.
Hyrja
Është i njohur në historinë e dramës dhe teatrit botëror kompromisi i H. Ibsen me teatrin
gjerman për të ndryshuar fundin e dramës “Shtëpi kukulle” si kusht për inskenimin e saj.
Në të vërtet, dramaturgu i madh norvegjez, bën kompromisin për ndryshimin e rrugës
jetësore të kryepersonazhit të dramës, Norës. Ajo në variantin origjinal, pas iluminimit,
përcaktohet për zgjedhjen e saj, për rrugën jetësore të mëtejshme, ajo vendos të braktisë
burrin, Helmerin, dhe bashkë me të, të braktisë edhe pjellën e saj. Pra, të braktisë jetën
e deriatyshme të saj, me idenë për të rinisur një kaputull tjetërfare të jetës. Ndërsa, në
variantin e “Shtëpisë...” së teatrit gjerman, Nora nuk e braktisë familjen.
Pse ky kompromis? Sepse, drama “Shtëpi kukulle, sikundër çdo dramë, shkruhet për të
bërë jetën e saj në skenë dhe ky konstatim nuk thotë ndonjë gjë të re. Por, pse është kërkuar

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT